Rreth Zyrës

Zyra e Burimeve Njerëzore & Çështjeve Juridike

Zyra e Burimeve Njerëzore & Çështjeve Juridike pranë Kolegjit Universitar "Bedër", ka si funksion thelbësor përzgjedhjen e personelit, punësimit dhe integrimin e të punësuarve të rinj në universitet. Funksionet e tjera kryesore të Zyrës së Burimeve Njerëzore & Çështjeve Juridike janë:

  1. Bashkëpunon  me departamentet në një rol të konsulencës, duke ndihmuar  përgjegjësite e njësive për të kuptuar e zbatuar politikat dhe procedurat.
  2. Bën promovimin e barazisë dhe diversitetit si pjesë e kulturës së institucionit.
  3. Zhvillon dhe zbaton politikat për çështje të tilla si kushtet e punës, menaxhimin e performancës, mundësi të barabarta, procedurat disiplinore dhe menaxhimi mungesave.
  4. Interpreton dhe bën këshillimin mbi legjislacionin e punësimit.
  5. Shqyrton çështjet e ankesave dhe ato të zbatimit të procedurave disiplinore.
  6. Zhvillon strategjitë e planifikimit të burimeve njerëzore me përgjegjësit e njësive, të cilat marrin në konsideratë kërkesat e menjëhershme dhe afat-gjatë të stafit në aspektin e numrave dhe të niveleve të aftësive.
  7. Planifikon dhe ndjek trajnimet për stafin e ri në bashkëpunim me departamentet dhe njësitë administrative.
  8. Përpilon kontratat e stafit akademik me kohë të pjesshme e të plotë si dhe atij administrativ.
  9. Ofron konsulencë mbi hapësirën ligjore te arsimit të lartë privat.
  10. Në bashkëpunim me fakultetet, departamentet dhe njësitë administrative përgatit dhe dorëzon sipas kërkesave materiale të ndryshme pranë MAS-it etj.

Numri dhe cilësia e kërkuar e kandidatëve duhet të rrjedhin kryesisht nga procesi i planifikimit të personelit, në përputhje me karakteristikat e pozicioneve të kërkuara.

Kontakt

Arlinda Belkuyu

Përgjegjëse e Zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Juridike

e-Mail : abelkuyu@beder.edu.al
e-Mail : [email protected]

 

 

Contact