Biblioteka

 

Biblioteka e Kolegjit Universitar Bedër

Biblioteka e Kolegjit Universitar Bedër funksionon si pjesë përbërëse e kësaj shkolle. Shërbimi bibliotekar kryhet prej punonjësve të caktuar posaçërisht nga institucioni dhe ofrohet vetëm për studentët dhe stafin akademik. Biblioteka ndodhet në katin e parë dhe ka një sipërfaqe prej 200 metra katror. Qëllimi i bibliotekës është mbështetja e aktiviteteve arsimore dhe kërkimore të stafit akademik dhe të studentëve.

Biblioteka ka një kapacitet prej 60 vendesh. Salla e leximit është e projektuar me qëllim që studentët të kenë mundësi për të studiuar dhe për të bërë kërkime.

Biblioteka ka një fond shumë të pasur me libra dhe botime të tjera shkencore në fushat sociale ku është përqëndruar dhe aktiviteti i universitetit siç janë; drejtësia, shkencat e komunikimit, filozofia, letërsia angleze, shkencat islame,  letërsia turke, psikologjia dhe shkencat e edukimit.

Koleksioni i bibliotekës është pasuruar me tituj të ndryshëm në sajë të fushatave për blerjen dhe donacione nga institucione dhe individë. Titujt janë zgjedhur në përputhje me nevojat dhe kërkesat e studentëve, stafit administrativ dhe akademik. Biblioteka aktualisht numëron 35 000 tituj. Së shpejti në shërbim të studentëve dhe stafit do të jetë dhe biblioteka online, me arkivë shumë të pasur në libra dhe punime shkencore.

Shërbimet që ofrohen ndaj studentëve
Stafi i bibliotekës është i angazhuar për të ndihmuar dhe këshilluar studentët dhe anëtarët e stafit në gjetjen e librave dhe burimeve të tjera për aktivitetin mësimor dhe kërkimin shkencor. Për çdo përdorues mbahet një kartelë personale. Para anëtarësimit përdoruesi njihet me rregullat e shfrytëzimit të koleksionit bibliotekar dhe, nëse është dakord, nënshkruan. Materialet bibliotekare mund të përdoren në mjedisin e bibliotekës, por edhe mund të huazohen për t’u përdorur jashtë saj kundrejt firmosjes së kartelës ndaj përdoruesit.

Aksesi në bibliotekë
Frekuentimi është gjithmonë në rritje. Biblioteka qëndron e hapur çdo ditë nga ora 08.00 - 12.00 dhe nga 01.00 - 17.00. Studentët dhe stafi mund të shfletojnë materialet e bibliotekës në një  sallë leximi shumë komode dhe  të pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Fondi i librave është ‘Fond i hapur’, që do të thotë se studenti ka mundësi të përzgjedhë librat vetë në rafte. Kjo e bën akoma më të lehtë shfrytëzimin e librave dhe revistave, i jep më shumë komunikim lexuesit me librat. Studentët janë më shumë të interesuar për literaturën shkencore, të degëve që studiojnë. Ata janë të interesuar edhe për përdorimin e internetit. Më së shumti kërkohen tekstet e lëndëve përkatëse, si dhe literatura ndihmëse, për dobinë e së cilës ka një ndërgjegjësim në rritje.

 

Për të kërkuar në fondin e titujve që disponon biblioteka, klikoni në linkun:

 http://library.beder.edu.al

Përgjegjësi i Bibliotekës

Hysnie Dervishi 

e-Mail : hdervishi@beder.edu.al