Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

 
Përgjegjësi i Departmentit
 
Dr. Arti Omeri [email protected]
 
Website i Departamentit
 
ell.beder.edu.al

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze është pjesë përbërëse e Fakultetit të Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit. Departamenti, në bazë të “Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe kritereve të Kartës së Bolonjës, ofron programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Departamenti Gjithashtu ofron programet e ciklit të dytë: Master Profesional ne Mësuesi, Gjuhën Angleze per Arsimin e Mesem, si dhe Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze.


Misioni i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze është përgatitja e individëve me njohuri të thella në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze, zhvillimi i të menduarit kritik dhe aftësive të komunikimit në këtë gjuhë për të kuptuar dhe zbërthyer botën ku jetojmë. Ne synojmë të përgatisim profesionistë frytdhënës me interes për dijen dhe kërkimin shkencor, që do të mund të përballojnë me sukses sfidat e shekullit të 21-të në shërbim të shoqërisë dhe vlerave universale.


Vizioni i departamentit është përgatitja e profesionistëve të aftë për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar nëpërmjet gërshetimit të mirë organizuar të anës teorike me atë praktike.

Ky departament përbëhet nga një staf akademik me pedagogë shqiptarë dhe të huaj që vijnë nga vende të ndryshme të Botës.

Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies:

  • Të ndihmojnë studentët të kuptojnë formimin intelektual dhe kulturor të kombit dhe letërsisë angleze dhe botërore, dhe t’i pajisë ata me konceptet dhe terminologjinë e përdorur në analizën e teksteve letrare.
  • Të ndihmojnë studentët të kuptojnë ndërlidhjen e njohurive rreth aftësive kritike, qasjeve analitike, vizioneve ndërdisiplinore dhe aftësive interpretuese që lidhen me letërsinë.
  • Të nxjerrë studiues të letërsisë për komunikim efektiv, në ligjërime të shkruara dhe të folura, në studime ndërdisiplinore, dhe të ndihmojë studentët të rrisin shkallën e krijueshmerisë, vetë-besimin e tyre dhe të shpalosin ide origjinale në një fushë të caktuar të studimit.
  • Të përgatisë studentët të përfitojnë nga burime të ndryshme të informacionit për të ruajtur zhvillimin e tyre profesional dhe personal në kontekstin e të nxënit afatgjatë.
  • Të pajisë studentët me rrethana të volitshme bashkëkohore në mënyrë që të shfrytëzojnë të dhënat e hulumtimit tërësisht dhe me efikasitet me ndihmën e teknologjisë më të fundit.
  • Të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve mbi parimet ligjore dhe profesionale dhe etikën sociale dhe të përdorin njohuritë dhe kapacitetet e tyre si për të mirën e individit ashtu dhe të shoqërisë.

 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit:

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Arti  Omeri aomeri@beder.edu.al
2 Dr. Enriketa Sogutlu [email protected]
3 Dr. William Karl Martin w[email protected]
4 Dr. Isa Erbas [email protected]
5 PhD Cand. Albana Çekrezi [email protected]
6 MSc. Zamira  Hodo [email protected] 
7 MSc. Indrit Lami [email protected]
8 Msc. Temisa Isufi [email protected]