Departamenti i Shkencave të Komunikimit

 
Përgjegjësi i Deprtamentit
 
Dr. Ramadan Çipuri  rcipuri@beder.edu.al
 
Website i Departamentit
 
http://com.beder.edu.al


Rreth Departamentit 

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar "Bedër" është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane. Në përputhje me ligjin "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", Departamenti i shkencave të komunikimit operon si njësi bazë mësimore-kёrkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave të komunikimit.

Departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies, veprimtaritë kërkimore, duke respektuar liritë akademike të personelit dhe të drejtat e tyre për t'i shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare që ka në dispozicion.

Departamenti i Shkencave të  Komunikimit ofron një mundësi arsimimi për të gjithë studentët që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, në fusha të ndryshme të përcjelljes së informacionit, si dhe në fushën e marrëdhënieve me publikun.

Programi Bachelor në Shkenca Komunikimi është formuluar që të pajisë studentët me një themel intelektual në fushën e tyre, duke kombinuar një shumëllojshmëri idesh konceptuale me perspektiva të reja në të gjitha fushat e komunikimit.

Ky departament ofron tre programe studimi:

  • Programi Bachelor në Shkenca Komunikimi
  • Programi Master Shkencor - profili Gazetari
  • Programi Master Shkencor - profili Marrëdhënie me Publikun
 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit 

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Prof. Dr.  Briseida  Mema bmema@beder.edu.al
2 Doc. Dr. Agron  Tufa atufa@beder.edu.al
3 Dr.  Edlira  Mali  emali@beder.edu.al
4 Dr. Ramadan  Çipuri rcipuri@beder.edu.al
5 Dr. Erlis Çela ecela@beder.edu.al
6 PhD. Cand Aleksandër Çipa acipa@beder.edu.al
7 PhD. Cand. Emirjon  Senja esenja@beder.edu.al
8 MSc. Rudi Dunga rdunga@beder.edu.al
9 Prof. Asoc. Dr. Mark  Marku mmarku@beder.edu.al
10 Dr.  Genti  Kruja gkruja@beder.edu.al
11 Dr.  Ilirjana  Kaceli ikaceli@beder.edu.al