Mundësi praktike

Në kuadër të rritjes së veprimtarisë kërkimore, Kolegji Universitar “Bedër” kërkon praktikant/e për t'iu bashkuar Zyres se Kërkimit Shkencor dhe departamenteve.

Detyrat:

Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Pjesëmarrje në identifikimin e thirrjeve të hapura për projekt propozime;
  • Pjesëmarrje në identifikimin e thirrjeve për propozime të përshtatshme për profilin e universitetit
  • Pjesëmarrje në përgatitjen e përmbledhjeve informuese mbi kërkesat e aplikimit për thirrjet e hapura
  • Pjesëmarrje në mbledhjet për hedhjen e ideve për përgatitjen e konceptit të projektit
  • Pjesëmarrje në ofrimin e këshillave teknike të ofruara për stafin që punon me projekt propozimet.
  • Asistencë në përditësimin e bazës së të dhënave lidhur me publikimet dhe pjesëmarrjen në konfereca shkencore të personelit akademik;
  • Asistencë në përgatitjen e dokumentacionit dhe veprimtarive të zyrës së kërkimit shkencor dhe departamenteve;
  • Asistencë në përgatitjen e dokumentacionit të Qendrës së Kërkuesve të Rinj;
  • Detyra të tjera sipas nevojave të zyrës;

Kriteret për konkurrim:

Kandidati/ja duhet të plotësojë kushtet e mëposhtëme:

  • Të jetë student/e e një nga programeve master ne Kolegjin Universitar “Bedër”.
  • Mesatare të përgjithshme minimumi 3.00 ose 9
  • Njohuri shumë të mira në të shkruar dhe të folur të gjuhës angleze
  • Njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit (programet e Microsoft-it)
  • Aftësi të mira organizative dhe saktësi e përpikmëri në plotësimin e detyrave.
  • Eksperienca dhe pjesëmarrja e mëparëshme në trajnime mbi ciklin e menaxhimit të projektit dhe në projekte brenda ose jashtë universitetit, është e preferueshme.

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në (maksimum 1 faqe) dhe një letër motivimi (maksimum 1 faqe) në: [email protected], deri më 22 dhjetor 2017.

Është e preferueshme që CV dhe letra e motivimit të jenë në gjuhën shqipe dhe angleze.