Marrëdhëniet me Publikun dhe Median

Misioni
Zyra  e marrëdhënieve me publikun dhe median ka si mision promovimin e imazhit  të këtij institucioni. Ajo mbështet institucionin në krijimin e marrëdhënieve komunikative  me median dhe shoqërinë.

Detyrat
Zyra e marrëdhënieve me publikun dhe median ka si funksion kryesor organizimin e komunikimit institucional  të Bedër me publikun. Kjo zyrë ka si detyrë  vendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve me median në të gjitha format e saj. Kjo zyrë  përcjell  misionin, mesazhin, idetë dhe aktivitetet për mbarë publikun. Koncepti i marrëdhënieve me publikun është promovimi i një universiteti të hapur për publikun dhe shoqërinë .

Zyra e marrëdhënieve me publikun dhe median organizon të gjitha aktivitetet promovuese të institucionit, midis së cilave janë aktivitetet e përgjegjësisë sociale dhe publikimi i materialeve që kanë të bëjnë me institucionin. Kjo zyrë është përgjegjëse për përgatitjen dhe publikimin e materialeve promovuese të institucionit, si  fletëpalosje, broshura, katalogë, raport aktivitetesh, albume etj.

Kontakti

Agron Hoxha

Përgjegjës i zyrës së marrëdhënieve me publikun dhe median

e-Mail [email protected]
  [email protected]
Tel +355 4 24 19 200
Fax +355  4 24 19 333
 
 
Kontakti

Erzen Carja

Specialist i zyrës së marrëdhënieve me publikun dhe median

e-Mail [email protected]
  [email protected]
Tel +355 4 24 19 162
 

 

Kontakti

Erjet Mucollari

Specialist Desing

e-Mail [email protected]
Tel +355 4 24 19 124