Rektorati

Rektorati i Kolegjit Universitar “Bedër”
 
Rektorati i Kolegjit Universitar “Bedër” është organ kolegjial ekzekutiv. Rektorati përbëhet nga, Rektori; Zëvendësrektori; Dekanët e fakulteteve; . Administratori i Kolegjit. Rektorati thirret në mbledhjen e parë nga rektori dhe në vijim, për çdo mbledhje nga rektori ose nga të paktën dy prej anëtarëve. Rektorati mblidhet, si rregull, jo më pak se një herë në dy javë. Në raste të nevojshme Rektorati mund të mblidhet në çdo kohë, me kusht që të lihet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve që lidhen me çështjet për diskutim. Mbledhja konsiderohet e vlefshme, nëse marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. Mbledhja nuk mund të zhvillohet dhe duhet të shtyhet, në rastet kur, edhe pse është plotësuar numri i anëtarëve të nevojshëm, nuk është prezent anëtari, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen për të cilën do të merret vendim. Si rregull Rektorati merr vendime njëzëri. Kur kjo nuk është e mundur vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Në rastet kur nuk mund të arrihet shumica, vota e rektorit është përcaktuese. Procesverbali i mbajtur në mbledhjen e Rektoratit përbën dokumentin bazë për pasqyrimin e vendimmarrjes. Vendimet e marra nga Rektorati, materializohen në formën e urdhrave të nxjerra nga rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”.

Funksionet e Rektoratit janë si më poshtë:
  1.  harton planin disavjeçar të zhvillimit të Kolegjit;
  2.  harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në
  3. Senatin Akademik;
  4. propozon kriteret për shpërndarjen e burimeve materiale dhe njerëzore akademike;
  5.  harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në Senatin Akademik;
  6.  propozon planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;
  7.  paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
  8.  zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Senati Akademik;
  9.  vëzhgon dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të Kolegjit Universitar “Bedër”.
  10.  Funksionet e tjera të Rektoratit përcaktohen në rregulloren e tij si dhe në rregulloret e tjera të institucionit.
 

Anëtarët e Këshilli të Administrimit 

Nr Emri Mbiemri Pozicioni
1 Prof. Dr. Ferdinand Gjana Kryetar
2 Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi Anëtar
3 Prof.Asoc.Dr. Tidita Abdurrahmani Anëtar
4 Msc. Kelmend Nexha Anëtar