Programet Master, Bedër ofron 13 profile studimi
Kolegji Universitar Bedër vazhdon të mirëpresë aplikimet për programet e ciklit të dytë, master shkencor dhe master profesional. “Bedër” i ofron mundësinë aplikantëve që të përzgjedhin mes 13 profileve të ndryshme.
Për herë të parë këtë vit akademik hapet programi i studimit Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike. Ky program ka si objektiv parësor pajisjen e studentëve me njohuri dhe përgatitjen e plotë në fushën e dizenjimit të sistemeve të ndryshme informatike, njohuri të avancuara të programimit në objekte dhe programimit në ëeb, menaxhimit të bazave të të dhënave, sigurisë së të dhënave, si dhe programimit inteligjent.
Gjithashtu, rishtazi ofrohet programi i studimit Master i Shkencave në Studime Religjioze, i cili ndahet me 3 profile: 1. Dialogu Ndërfetar; 2. Edukim Fetar; 3. Lidership Fetar. Ky program ndërdisiplinor, i ofruar i gjithi në gjuhën angleze, ka për qëllim të rrisë vetëdijen kulturore, politike dhe fetare, duke i mundësuar shoqërisë sonë të jetuarit në harmoni dhe duke respektuar botëkuptimet e ndryshme fetare.
Programi i Studimit Master Profesional në “Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm”, vjen si risi duke u riorganizuar në dy profile: 1. Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze / Profili: “Mësues për Arsimin e Mesëm të Lartë (Gjimnaz)”; 2. Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze / Profili: “Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët (9-vjeçare)”.
DATA TË RËNDËSISHME:
Afati i aplikimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër për programet e ciklit të dytë është deri më datë 18 tetor 2021. Më pas, komisionet e ngritura pranë çdo departamenti shpallin listat e fituesve. Ndërmjet datave 3 Nëntor - 17 Nëntor 2021 kandidatët fitues paraqiten pranë Kolegjit Universitar Bedër për të bërë regjistrimin final. Programet master të ofruara nga Kolegji Universitar Bedër për vitin akademik 2021-2022 janë:
▶️ Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike
▶️ Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Penale
▶️ Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Ndërkombëtare
▶️ Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Gazetari
▶️ Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Marrëdhënie Publike
▶️ Master Profesional në Komunikim Marketingu
▶️ Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
▶️ Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze / Mësues për Arsimin e Mesëm të Lartë (Gjimnaz)
▶️ Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze / Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët (9-vjeçare)
▶️ Master Shkencor në Shkencat Islame
▶️ Master Shkencor në Studime Religjioze / Dialogu Ndërfetar
▶️ Master Shkencor në Studime Religjioze / Edukim Fetar
▶️ Master Shkencor në Studime Religjioze / Lidership Fetar
Për më shumë informacione rreth kritereve dhe mundësive, kontaktoni: 📱 +355 67 34 27 001 📩 [email protected] 🌐 admissions.beder.edu.al
NISIN APLIKIMET PËR PROGRAMET MASTER
Kolegji Universitar Bedër ka nisur procesin e aplikimeve për programet e ciklit të dytë, master shkencor dhe profesional, për vitin akademik 2021-2022. Bedër ofron 10 programe të fushuave të ndryshme për të gjithë studentët që kanë mbaruar me sukses studimet bachelor në një program dhe universitet të licencuar dhe akredituar.
Data të rëndësishme:
Deri më 18 TETOR 2021 është afati i aplikimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. Ndërmjet datave 19 Tetor – 3 Nëntor 2021, Kolegji Universitar Bedër shpall listën e fituesve. Ndërmjet datave 3 Nëntor - 17 Nëntor 20201 është afati i regjistrimit të kandidatëve fitues në Kolegjin Universitar Bedër.
Dokumentet për aplikim:
CV (curriculum vitae) Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës (për studentët e huaj, e noterizuar); Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj); Listë zyrtare notash të studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj); Kopje e noterizuar e diplomës së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj); Listë zyrtare notash të gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj); Dy fotografi; Leje qëndrimi (për studentët e huaj); Dëshmi e mbrojtjes së gjuhës së huaj në nivelin B1 (e domosdoshme në momentin e regjistrimit).
Programet master të ofruara nga Kolegji Universitar Bedër:
Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Penale Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Ndërkombëtare Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Gazetari Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Marrëdhënie Publike Master Profesional në Komunikim Marketingu Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm Master Shkencor në Shkencat Islame Master Shkencor në Studime Religjioze
Kontakt:
+355 67 34 27 001
[email protected]
admissions.beder.edu.al
Lista e kandidatëve fitues / Raundi i Parë (2021-2022)
Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues të Raundit të Parë për Vitin Akademik 2021-2022. Kujtojmë se të enjten, më datë 2 Shtator, nis procesi i regjistrimit të fituesve në programet e studimit të ciklit të parë.
Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 2-15 Shtator 2021, nga ora 8:00 deri në orën 16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. Studentët që nuk regjistrohen brenda këtyre afateve u digjet e drejta e regjistrimit për këtë raund.
KUJDES!
Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, pra më 2 dhe 3 shtator, pasi kuotat mund të zihen nga aplikantët që janë në listën pritëse.
Ndërkohë, për të mësuar rreth BURSAVE që përfitoni në programet tona, kontaktoni në numrin: +355673427001, ose në adresën e emailit: [email protected].
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë); b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave; c) Dy fotografi të vogla personale; d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.
Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura.
Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:
Drejtësi (5-vjeçar) Shkenca Kompjuterike (Bachelor) Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (Bachelor) Informatikë Ekonomike (Bachelor) Shkenca Komunikimi (Bachelor) Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu (Bachelor) Gjuhë dhe Letërsi Angleze (Bachelor) Shkenca Islame (Bachelor) Programim në Web (Program Profesional 2-vjeçar) Multimedia dhe Dizajn Grafik (Program Profesional 2-vjeçar)
SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit, por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Parë, mund të aplikojnë në Raundin e Dytë, duke përzgjedhur si një nga preferencat e tyre programet e Kolegjit Universitar Bedër ku do të mbeten kuota të lira.
Aplikimet online për Raundin e Dytë zhvillohen ndërmjet datave 19–21 shtator 2021.
Ju mirëpresim!
Bedër diplomon brezin e tetë të studentëve
Në një ceremoni festive të organizuar në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, 278 studentë mbyllën me sukses rrugëtimin akademik duke u diplomuar në 8 programe bachelor dhe 6 master në Kolegjin Universitar Bedër.
Në ceremoni, krahas studentëve që u diplomuan dhe anëtarëve të stafit, të pranishëm ishin personalitete të ndryshëm nga vendi dhe jashtë, të ftuar, si dhe familjarë e të afërm të diplomuarve.
Në emër të institucionit, studentët i përshëndeti Rektori, Prof. Ferdinand Gjana, i cili i uroi suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional dhe në jetë. Të diplomuarit i uroi gjithashtu kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili theksoi dhe arritjet e Kolegjit Universitar Bedër në rrugëtimin 10-vjecar.
I ftuar special në këtë cermeoni ishte Kryetari i Organizatës Ndërkombëtare “Educators ëithout Borders”, Dr. Mohamed Albaili, i cili vlerësoi seriozitetin e institucionit dhe përkushtimin e stafit. Të pranishmit i përshendeti profesori dhe eksperti i drejtësisë, prof. Altin Shegani, duke shprehur bindjen se shumë shpejt Bedër do të jetë një nga institucionet më elitare edhe në rajon.
Aktiviteti vazhdoi më tej me shpërndarjen e certifikatave të ekselencës për studentët e parë të çdo programi studimi, të cilët mbajtën fjalën përshëndetëse para të pranishmëve në emër të diplomuarve për cdo departament.
Në përfundim të ceremonisë të gjithë studentët u ngjitën në skenë për të hedhur kapelet e diplomimit, duke përmbushur me sukses rrugëtimin e tyre në Kolegjin Universitar Bedër.