In memorien: Persekutimi komunist i prijësve dhe dijetarëve myslimanë në Shqipëri
Në kuadër të 50 vjetorit të revoltës së Spaçit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Kolegji Universitar "Bedër", zhvilluan aktivitetin përkujtimor me titull: “In memorien: Persekutimi komunist i prijësve dhe dijetarëve myslimanë në Shqipëri”.
Ky program u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Enes Hyka.
Për të vijuar më pas me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili vlerësoi nismën e KU Bedër dhe Autoritetit të Dosjeve për të sjellë në vëmendje hoxhallarët e shquar të cilët u persekutuan, u përndoqën e u pushkatuan nga regjimi komunist. Më tej ai përmendi disa prej tyre, pozitat e larta që mbanin në shoqërinë e asaj kohe dhe fundin që pësuan pas persekutimit komunist.
"Nuk duhet harruar se të gjithë hoxhallarët myslimanë që vuajtën pasojat e atij regjimi famëkeq ishin të shkolluar në universitetet më të mira të botës islame dhe një pjesë e tyre ishin edhe firmëtarë të pavarësisë dhe personalitete të shquara kombëtare. Ata, përveçse dijetarë, patriotë, kanë qenë edhe ndër kontribuesit më të mëdhenj të harmonisë fetare në vend. Ata i karakterizonte gjithashtu dashuria e jashtëzakonshme ndaj atdheut dhe nuk pranuan asnjë kompromis me regjimin, duke i qëndruar besnikë fesë dhe kombit, dhe për këtë shpirti i tyre mbeti gjitmonë i lirë." - tha Kryetari Spahiu gjatë fjalës së tij.
Ndërsa Rektori i Ku Bedër, Prof. Dr. Gjergji Sinani, ndau me të pranishmit një rezyme të shkurtër mbi pasojat e rënda që vuajti kleri mysliman gjatë periudhës së errët komuniste, duke nxjerrë në pah kontributin e tyre të vyer në aspektin kombëtar, kulturor, atë fetar, publicistik e edukativ.
Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe anëtari i Autoritetit të Dosjeve, z. Skënder Vrioni, i cili tha se ne do t’i kujtojmë dhe do të mundohemi që t’u japim vendin e merituar, aty ku u takon, ne piedestalin e figurave të ndritura të kombit tonë.
Pas fjalëve përshëndetëse, ky aktivitet përkujtimor, vijoi me seancën e referimeve, ku z. Çelo Hoxha, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, referoi me temën: "Revolta e Spaçit dhe kampet e punës së detyruar", z. Dorian Demetja, Drejtor i Kulturës pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, referoi me temën:"Mendimi i dijetarëve myslimanë shqiptarë për komunizmin dhe shpërbërja e kuadrit të KMSH", dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, KU Bedër & Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, referoi me temën:"Hoxhallarët e persekutuar."
Në mbyllje, të pranishmit u bënë pjesë e ekspozitës me fragmente nga jeta e hoxhallarëve të persekutuar në ambientet e sallës së konferencave të KU Bedër.
CSDI organizon Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar:
Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion (CSDI) dhe Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka organizuan Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar me temë: "Tendencat në zhvillim në fushën e teknologjisë dhe biznesit në rajon dhe më gjerë" në ambientet e Kolegjit Universitar Beder, në një format hybrid. Me pjesëmarrjen e një niveli të lartë akademikësh dhe profesionistësh të fushave të Teknologjisë dhe Biznesit, në këtë simpozium u trajtuan tema me në fokus trendet më të fundit në Teknologji dhe Biznes. Përgjegjësja e Qendrës Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion, Dr. Ana Uka iu uroi mirëseardhjen ekspertëve në këtë simpozium dhe foli mbi rëndësinë e zhvillimit teknologjik në biznes. Më pas punimet e konferencës i përshëndeti edhe rektori I Kolegjit Universitar Bedër Prof. Dr. Gjergj Sinani dhe dekanja e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Titida Abdurrahmani. Të ftuarit e dy paneleve ishin përfaqesues të Universiteve nga Kina, Amerika, Rumania, Zvicra dhe Anglia si dhe agjensive apo kompanive të ndryshme në fushën e Teknologjisë dhe Biznesit dhe si folëse kryesore në këtë simpozium ishte e ftuar Dr. Lisa Cowey, MBA, nga Mbretëria e Bashkuar. Të ftuarit e të dy paneleve gjetën mundësinë të ndajnë njohuritë, idetë dhe ekspertizën e tyre dhe të diskutojnë mbi tendencat më të fundit si dhe sfidat e hasura dhe zgjidhjet praktike në këto fusha. Ky aktivitet i shtrirë gjatë një ditë, gjithashtu i dha mundësi studentëve dhe stafit të njihen më nga afër me ekspertë nga e gjithë bota dhe të diskutojnë rreth këtyre trendeve.
Studentët e Kolegjit Universitar Beder vizitojnë Muzeun e Bankës Kombëtare
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve me tematikë "Muzetë Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia", studentët e departamentit të Ekonimisë dhe Biznesit dhe departamentit të Drejtesisë në Kolegjin Universitar Beder vizituan Muzeun e Bankës Kombëtare duke u njohur nga afër me historikun e saj.
Ata u shoqëruan në këtë vizitë nga stafi i departamentit dhe u pritën nga përfaqësues të bankës të cilët i shoqëruan në ambientet e muzeut duke iu shpjeguar infomacione të ndryshme mbi Muzeun e Bankës.
Gjatë kësaj vizitë studentët u njohën jo vetëm me ambientet e muzeut por edhe me zhvillimit e ndryshme historike dhe etapat në të cilat konsolidimi i institucionit ka kaluar. Në katin e parë, studentët u njohën me Dhomën e Thesarit ose siç njihet ndryshe "Rondo", ku u prezantua koleksioni i pasur numizmatik i Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, ata patën fatin të njihen nga afër me vlerat historike dhe numizmatike që mbart monedha, përmes ekspozimit të thesareve, koleksioneve të monedhave dhe kartëmonedhave, që kanë qarkulluar dhe janë përdorur në territoret historike të vendit, nga antikiteti deri në ditët e sotme. Ndërkohë, në katin e dytë u njohën me historinë e institucionit të bankës qëndrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe në garantimin e stabilitetit financiar të vendit, si dhe funksionet kushtetuese, sikurse patër dhe mundësinë të vizitojnë ekspozitën e hapur enkas për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.
Nga ana tjetër, studentët u njohën me ambientet e bankës që shërbejnë për edukimin e publikut dhe ku vizitorët mund të informohen në mënyrë interaktive.
Në fund studentëve ju paraqit mënyra sesi populli shqiptar i ka konceptuar etapa të ndryshme të zhvillimit përmes qasjes kundrejt parasë të përmbledhura në një kolazh me sekuenca nga filma të ndryshëm të konematografisë shqiptare.
Leksion të hapur me Joe Bordes, specialist i coreBOS software dhe CEO i Spike Labs
Departamenti i Shkencave Kompjuterike, ditën e sotme organizoi një leksion të hapur me studentët, me të ftuarin special Joe Bordes, specialist i coreBOS software dhe njëkohësisht CEO i kompanisë Spike Labs.
Z. Bordes mbajti një prezantim me titullin "Creating a dream, Analyze and Development of a Software Aplication", leksion ky I cili vendosi në qendër të vëmendjes rrugëtimin për të zbuluar pasionin dhe vizionin e njeriut në jetë; sakrificat, sfidat dhe përkushtimin e nevojshëm për t'i ndjekur ato.
Z. Bordes bëri një paralelizëm të ideve në leksion me jetën e tij personale, rrugëtimin disa vjeçar nga gjetja e pasionit të vërtetë deri në analizimin, zhvillimin dhe ndërtimin e një software, i cili do të përmbushte dhe qëllimin e tij kryesor “Helping other people, though Technology”.
Valer Pinderi – bashkëbisedim me studentët e Shkencave të Komunikimit
Në kuadër të serisë të seminareve MarCom, ditën e Mërkurë, Deparmenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër ka mirëpritur CEO-n e kompanisë Aladini.al dhe njëkohësisht Kryetar i Bordit Ekzekutiv të AECA, Valer Pinderi si i ftuar për të trajtuar temën “Fuqia që studentët kanë sot.”
Z.Pinderi, një personazh i njohur dhe lider i afirmuar në fushën e sipërmarrjes, marketingut digjital dhe sidomos në industrinë e-commerce, zhvilloi një bashkëbisedim frymëzues me studentët e Shkencave të Komunikimit.
Gjatë këtij seminari, CEO i Aladini.al ka theksuar rëndësinë e fuqisë dhe potencialit që studentët kanë në formësimin e të ardhmes së tyre duke e parë këtë ngushtësisht të lidhur me Marketingun Digjital dhe mundësitë e shumta që ky i fundit ofron për të rinjtë sot. Ai i ka inkurajuar ata të mos hezitojnë të shfrytëzojnë aftësitë e tyre për të realizuar synimet profesionale dhe të ndikojnë në fushën që kanë zgjedhur.
Një pjesë e veçantë e prezantimit ishte përqendrimi mbi marketingun digjital. Z. Pinderi ka shpjeguar se si ky burim i pavdekshëm i strategjive online ofron mundësi të shumta për zhvillimin e sipërmarrjes, biznesit dhe rritjen e ndikimit tek të tjerët.
Gjatë pyetjeve dhe diskutimeve interaktive, studentët patën mundësinë të mësojnë nga përvoja e tij jetësore dhe të marrin frymëzim për të eksploruar dhe krijuar inovacione në këtë fushë të shpejtë zhvilluese.
Prezantimi i CEO-së i ka sensibilizuar studentët për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës në kohën e sotme. Ata janë inkurajuar të ndjekin pasionin e tyre, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë rrugën drejt suksesit në karrierën e tyre të zgjedhur duke këmbëngulur tek fokusi si një armë shumë ndihmuese për thjeshtësimin e rrugëtimit dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që krijohet duke i parë sfidat si mundësi zhvillimi.