Kalendari i Aplikimeve/Regjistrimeve të Programeve Master, Viti Akademik 2020-2021 (I PERDITESUAR)
Kolegji Universitar Bedër ka nisur procesin e aplikimeve për programet e ciklit të dytë, master shkencor dhe master profesional.
Për vitin akademik 2020-2021 kalendari i aplikimeve/regjistrimeve për programet master ka pësuar përditësime, të kushtëzuara nga situata në të cilën po kalojmë për shkak të COVID 19.
Kalendari i aplikimeve dhe regjistrimeve është si më poshtë:
➡️ Deri më datë 6 nëntor 2020 është afati i aplikimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër.
➡️ Brenda datës 14 nëntor 2020 Kolegji Universitar Bedër shpall listën e fituesve.
➡️ Ndërmjet datave 16-26 nëntor 2020 është afati i regjistrimit të kandidatëve fitues në Kolegjin Universitar Bedër.
Dokumentet për aplikim:
CV (curriculum vitae)
Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës (për studentët e huaj, e noterizuar);
Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ata shqiptarë me një diplomë të huaj);
Listë zyrtare notash të studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
Kopje e noterizuar e diplomës së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
Listë zyrtare notash së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
Dy fotografi;
Leje qëndrimi (për studentët e huaj);
Për vitin akademik 2020-2021 Kolegji Universitar Bedër ofron 9 programe studimi të ciklit të dytë:
Master shkencor në Drejtësi: Profili “E drejtë Penale”;
Master shkencor në Drejtësi: Profili “E drejtë Ndërkombëtare”
Master shkencor në Shkenca Komunikimi: Profili “Gazetari”;
Master shkencor në Shkenca Komunikimi: Profili “Marrëdhënie Publike”;
Master profesional në Komunikim Marketingu;
Master shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Master profesional në Mësuesi – Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm.
Master shkencor në Shkencat Moderne Islame;
Master shkencor në Shkencat Themelore Islame.
TARIFAT
Tarifat e programeve master në Kolegjin Universitar Bedër për një vit akademik janë 2000 euro. Tarifat paguhen me katër këste, në fillim dhe në mes të çdo semestri.
Fondacioni “H. Ali Korça”, i cili administron dhe mbështet KU Bedër, për studentët e diplomuar në një nga programet bachelor të ofruara nga institucioni ynë ofron 50 % bursë.
Aplikantët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në universitete të tjera mund të përfitojnë 200-1000 euro zbritje, bazuar në meritë dhe nevojë.
Bursat janë të vlefshme për të gjithë periudhën e rregullt të studimeve. Për nënshkrimin e marrëveshjes së bursës me fondacionin, krahas tarifës së regjistrimit, është vendosur një tarifë 100 euro.
Kontakt:
+355 67 34 27 001
[email protected]
admissions.beder.edu.al
APLIKO ONLINE: https://admission.beder.edu.al/form.php
Kolegji Universitar Bedër, 10 vjet eksperiencë
Kolegji Universitar Bedër, në vitin e dhjetë të themelimit të tij si institucion i arsimit të lartë në Shqipëri, vjen i riorganizuar me dy fakultete, 6 departamente dhe një qendër kërkimore.
Sipas Urdhrit të MASR, nr. 200, datë 3.7.2020, KU Bedër riorganizohet si më poshtë:
FAKULTETI I TEKNOLOGJISË DHE BIZNESIT
Departamenti i Shkencave Kompjuterike Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit Qendra e Kërkimit Shkencor
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE DREJTËSISË
Departamenti i Drejtësisë Departamenti i Shkencave të Komunikimit Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze Departamenti i Shkencave Islame
Për vitin akademik 2020-2021, Bedër gjithashtu zgjeron gamën e programeve, duke ofruar 18 të tillë në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, si më poshtë:
Program i Integruar i Ciklit të Dytë në Drejtësi Bachelor në Shkenca Kompjuterike Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Bachelor në Shkenca Komunikimi Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze Bachelor në Shkenca Islame Program Profesional në Multimedia dhe Grafik Dizajn Program Profesional në Web Development
Master Shkencor në të Drejtë Penale Master Shkencor në të Drejtë Ndërkombëtare Master Shkencor në Gazetari Master Shkencor në Marrëdhënie Publike Master Shkencor në Shkencat Moderne Islame Master Shkencor në Shkencat Themelore Islame Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze Master Profesional në Komunikim Marketingu Master Profesional në Mësuesi – Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm
Departamenti i Shkencave Islame organizon “Alumni Reunion 2020”
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin universitar Bedër organizoi “Alumni Reunion 2020”, ku pjesëmarrës ishin të diplomuarit e këtij departamenti në shtatë breza.
Duke qenë se shumica e tyre jetojnë, punojnë apo studiojnë në shtete të ndryshme të botës, ky aktivitet ka ringjallur emocione dhe mbresa midis të diplomuarve dhe pedagogëve që kanë qenë pjesë e departamentit që nga viti 2011. Në këtë organizim merrnin pjesë edhe pedagogë dhe ish-lektorë të Departamentit të Shkencave Islame, të cilët kanë ndarë me ish-studentët kujtime dhe nostalgji nga vitet e studimit në auditorët e Kolegjit Universitar Bedër.
Aktivitetin e kanë përshëndetur dhe drejtues të institucioneve të ndryshme, si Presidenti i Fondacionit “H. Ali Korça”, z. Skender Bruçaj, nënkryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Rahim Ombashi, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, etj.
Programi ka vijuar më përshëndetje dhe fjalë nga shumë të diplomuar nga breza të ndryshëm. Ndërkohë është vlerësuar me një certifikatë për arritjet e saj dhe mesataren më të lartë të brezit të shtatë, studentja e vitit të tretë bachelor, e cila diplomohet këtë vit, Sonila Habili.
Deri tani Departamenti i Shkencave Islame ka diplomuar më shumë se 150 studentë nga 13 shtete të ndryshme të botës.