Simpozium Shkencor: Liria, Drejtësia dhe Dinjiteti i Njeriut në Perspektivë Filozofike
Nëntor 21, 2024

Në kuadrin e DITËS BOTËRORE TË FILOZOFISË, kur UNESCO fton të mbështetim kulturën intelektuale, diversitetin dhe debatin e mendimit njerëzor duke i hedhur një vështrim filozofik botës, në Kolegjin Universitar “Bedër” mbahet Simpoziumi Shkencor me temë: LIRIA, DREJTËSIA DHE DINJITETI I PERSONIT NJERËZOR. Veprimtaria, u ideua dhe u mbështet personalisht nga Rektori i KUB, Prof. Dr. Gjergj SINANI, i cili do të referojë kumtesën: PARËSIA E TË DREJTËS – NJË DËSHIRË E HERSHME E NJERËZIMIT” (Refleksion mbi poemën e Hesiodit “Teogonia”) Në aktivitetin ku marrin pjesë personalitete të fushës, do të mbahen dhjetë (10) kumtesa.
Aktivitete të lidhura

Janar 10, 2025MarCOM Seminars- Strategjia e Fushatave Digjitale

