Job Vacancies

Pozicioni vakant i punës:

Kolegji Universitar “Bedër” shpall vende vakante për staf akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Shkencave Kompjuterike.

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët janë si më poshtë:

1. Të ketë mbaruar “Master i Shkencave” në Shkenca Kompjuterike ose fusha të tjera të ngjashme, titulli akademik ka përparësi.

2. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor;

3. Të demostrojë profesionalizëm në mësimdhënie.;

4. Të ketë njohuri të dëshmuara të gjuhës angleze;

5. Të jetë me kohë të pjesshme.

Të interesuarit për pozicionin e mësipërm duhet të aplikojnë te [email protected] deri më datë 08.02.2024, duke dërguar:

1. CV të përditësuar;

2. Kopje të skanuar të kualifikimit të fundit;

3. Letër interesi.

 

Kontakt:

Esmeralda Dema

Përgjegjëse e Zyrës së Burimeve Njerëzore

e-Mail: [email protected]