• Contact Us
    © 2025 University College Bedër. All rights reserved.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programs
    • Timetable
    • Academic Calendar
    • AL/EN
    • Login
    • About Us
      Our StoryRectorSenateRectorateAcademicsInstitution AdministrationStudent Affairs OfficeInternal Quality Assurance UnitCoordination Office of Master ProgramsInternational Relations OfficeCareer Office
    • Admissions
      ProgramsApply OnlineApply for ScholarshipStudying at BedërTransfer of StudiesAdmission CriteriaInternational Students
    • Life at Bedër
      Our CommunityStudent ClubsLibraryJSTORDiscover TiranaStudent CouncilPsychosocial Counseling
    • Our Activities
      Our CommitmentScientific ResearchConferencesNewsActivities
  • Login
  • Professional Master in Marketing Communication

    Duration
    2 Semesters
    Total Credits
    60 ECTS
    Teaching Language
    Albanian
    Qualification Level
    7
    Type
    -
    Apply

    Professional Master in Marketing Communication

    Rreth programit

    Programi “Master profesional në komunikim marketingu” është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual dhe profesional, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në fushën e komunikimit të marketingut.

    Komunikimi i marketingut përfshin përzgjedhjen dhe aplikimin e mjeteve kryesore të komunikimit në dispozicion të një organizate në ndjekje të qëllimeve të saj të marketingut. Kjo punë shpesh kryhet nga agjenci të specializuara dhe përfshin të menduarit strategjik dhe zhvillimin e zgjidhjeve kreative. Komunikimi i marketingut kërkon një gërshetim të kujdesshëm të njohurive të mbështetura në hulumtime me aspektin praktik të tyre, që shpesh kanë nevojë për aftësi të larta krijuese.

    Programi ofron mësimin e teknikave kryesore të komunikimit të marketingut, të tilla si komunikimi i integruar, reklama, marketingu digjital, menaxhimi i fushatave etj.. Ky program ofron mundësinë e përgatitjes profesionale të mjaftueshme për të punuar me profesionistët e përfshirë në të gjithë procesin e menaxhimit të marketingut. Qëllimi kryesor i programit “Master profesional në komunikim marketingu” është që të rrisë perspektivën individuale të avancimit të karrierës përmes njohurive se si të zbatohen të mësuarit akademik në praktikën më të mirë të komunikimit të marketingut.

    Organizimi i programit

    Programi i studimeve realizohet me 60 ECTS, në përputhje me planin mësimor të propozuar nga Departamenti i shkencave të komunikimit.Programi i studimeve të ciklit të parë “Master profesional në komunikim marketingu” zgjat një vite akademik, të ndarë në dy semestra.

    Misioni i programit

    Misioni i programit “Master profesional në komunikim marketingu” është konceptuar në harmoni të plotë me misionin e përgjithshëm të Kolegjit Universitar Bedër, me standardet ndërkombëtare, si edhe në veçanti me risitë që synon të sjellë ky Institucion në vendin tonë dhe më gjerë.

    Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit në programin “Master profesional në komunikim marketingu “është përgatitja e individëve profesionistë dhe të kualifikuar në fushën e komunikimit të marketingut, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, etikën profesionale, si dhe vënien në jetë të ideve dhe të projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, e gjitha kjo në përputhje të vazhdueshme me zhvillimin e teknologjive bashkëkohore.”

    Vizioni i programit

    Departamenti i Shkencave të Komunikimit, përmes programit “Master profesional në komunikim marketingu” do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të  përgatitjes së studentëve nëpërmjet një gërshetimi të mirë organizuar të anës teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore.

    Departamenti i Shkencave të Komunikimit përmes programit “Master profesional në komunikim marketingu” dhe kërkimit shkencor në nivel njësie bazë dhe institucionial, do të përgatisë profesionistë të aftë për tregun e punës në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit në përgjithësi dhe atë të komunikimit të marketingut në veçanti.

    Objektivat dhe kompetencat profesionale të programit

    Duke paraqitur para studentëve programe të kompletuara për të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e komunikimit në marketing, departamenti qëndron fort në misionin e tij për të përgatitur profesionistë të aftë në respektimin e deontologjisë dhe etikës profesionale, në analizën e thelluar e shkencore të fakteve dhe të situatave të ndryshme, e cila synohet që të arrihet edhe nëpërmjet përfitimit nga ana e studentëve të një kulture të gjerë pluraliste, bashkëkohore mbi mënyrën e mendimit dhe konceptimit të situatave dhe ngjarjeve.

    Si një departament i bazuar në kërkesa profesionale dhe me synimin për të përgatitur profesionistë të një shoqërie demokratike dhe të një zhvillimi mediatik e teknologjik bashkëkohor, përmes këtij programi synohet përmbushja e misionit insitucional, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik, të një komunikimi të qartë, që të kuptojnë dimensionet etike të vendimeve që ata marrin, të njohin rolin dhe rëndësinë që ka transmetimi i informacionit në mediat e një shoqërie të lirë, si edhe rëndësinë e veçantë që ka komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi në marketing brenda institucioneve publike dhe private.

    Përmes një kurrikule të bazuar dhe të mbështetur në traditën e disa universiteteve me zë në këtë fushë, programi “Master profesional në komunikim marketingu” synon të zhvillojë një botëkuptim të gjerë të teorive dhe praktikës në fushën e komunikimit, me fokus në komunikim marketingu.

    Përmes kombinimit të teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë studentë me aftësi teorike dhe praktike, të gatshëm për t’u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e komunikimit të marketingut, komunikimit në përgjithësi dhe marrëdhënieve të tyre me median.

    Rezultatet e programit

    Në përfundim të programit “Master Profesional në Komunikim Marketingu”, studentët do të jenë në gjendje të :

    • njohin konceptet themelore me të cilat operohet në fushën komunikimit të integruar marketing,

    • demonstrojnë njohuri dhe aftësi të thelluara profesionale në fushën e komunikimit, marketingut dhe të medias,

    • avancojnë njohuritë lidhur me metodat e kërkimit social me fokus më të përqendruar në komunikimit dhe efekteve të tij,

    • aplikojnë metodat komunikuese me publikun dhe komunitetin, dhe krahasojnë qasjet bashkëkohore teorike në këto fusha,

    • analizojnë strukturën e lidhjeve midis medias, marrëdhënieve publik, marketingut dhe fushave të tjera me interes për të arritur një komunikim efektiv me  konsumatorët dhe audiencat,

    • përvetësojnë njohuri të thelluara në fushën e komunikimit strategjik dhe analizojnë komunikimin me publikut të institucioneve dhe organizatave të ndryshme,

    • krahasojnë qasjet me më efetkive të komunikimit me konsumatorët dhe audiencat në ditët e sotme duke marrë parasysh zhvillimet teknologjike në këtë fushë,

    • përvetësojnë njohuri mbi konceptet e marketingut, si dhe të hartojnë dhe implementojnë plane komunikimi në funksion të fushatave komunikimit me audiencat,

    • vlerësojnë rolin e hulumtimit, sondazheve, imazhit të individëve, organizatave dhe korporatave si dhe rolin e medias në suksesin e fushatave të komunikimit.

    Mundësitë e Punësimit

    Studentët e diplomuar nga ky program mund të punojnë:

    - si specialist komunikimi në marketing në institucione private apo publike, organizata vendase e të huaja, etj..

    - në agjenci të ndryshme reklamash, mediatike, marrëdhëniesh publike, apo që ofrojnë konsulencë komunikimi;

    - në fushën e ruajtjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve midis institucioneve të ndryshme dhe klientëve;

    - për studim tregu në identifikimin, verifikiminin, analizimin dhe arritjen e audiencave;

    - në zhvillim fushatash në fushën e komunikimit të integruar;

    - në zyrat e komunikimit të institucioneve publike apo private, organizata të ndryshme vendase apo të huaja, etj..

    - si këshilltarë komunikimi për individë apo drejtues të institucioneve/organizatave të ndryshme;

    - në organizata, shoqata vendase dhe të huaja, të cilat operojnë në fushën e komunikimit, si operator kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, në administratën publike e private  etj;

    - në subjekte politike, në zyrat e shtypit dhe të informimit, në zyrat e marrëdhënieve me publikun, në institucione lokale dhe multinacionale.

    About the Study Program
    Curriculum
    Personnel
    Academic Calendar
    Contact Bedër Staff
    Apply