Drejtoresha e “Land Mark” takon studentët e komunikimit
Lajme Aktivitetesh
Nëntor 21, 2013

Drejtoresha e Menaxhimit të Agjencisë së Reklamave “Land Communications”, Odeta Male mbajti seminarin me temë: “Agjencitë e Reklamave, si funksionojnë ato”, ku të pranishëm ishin studentët e vitit të tretë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit.
Gjatë seminarit, pjesë e lendës mësimore “Marketing Mediatik”, Male u shpjegoi studentëve se si funksionon tregu i reklamave në Shqipëri, procesin e hedhjes në treg të një spoti publicitar, i cili fillon nga konceptimi, përcaktimi i targetit, qasja me produktin e deri tek prodhimi. Studentët nga ana e tyre u treguan të interesuar për të ditur më tepër rreth mënyrës së si konceptohet një fushatë publicitare.
Lajme të lidhura

Njoftime, Lajme AktiviteteshDhjetor 10, 2025Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB në Prishtinë

Lajme AktiviteteshQershor 5, 2024Leksion i hapur: "Technology, Innovation and Digital Transformation".
