• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2025 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Programeve MasterZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Konferenca me titull “Zhvillimi i një shkalle për matjen e nivelit të EMI dhe testimi tek studentë të grup moshës 18-24 vjeç”

    Lajme Aktivitetesh
    Dhjetor 12, 2022
    Konferenca me titull “Zhvillimi i një shkalle për matjen e nivelit të EMI dhe testimi tek studentë të grup moshës 18-24 vjeç”

    Ditën e sotme u zhvillua Konferenca me titull “Zhvillimi i një shkalle për matjen e nivelit të EMI (Edukimi mbi Median dhe Informacionin) dhe testimi tek studentë të grup moshës 18-24 vjeç”. Ky aktivitet përmbyllës i projektit me të njëjtin emër. Gjatë konferencës u prezantuan gjetjet e projektit të ndara në dy pjesë që përkojnë me dy objektivat kryesore të projektit.

    Pjesa e parë e projektit lidhet me ndërtimin e një shkalle për matjen e nivelit të EMI ( Edukimi mbi Median dhe Informacionin), duke parë dhe analizuar modele të ndryshme teorike dhe metodologjike të mëparshme, si dhe ato të aplikuara në këtë projekt si dhe në këtë disiplinë të Edukimit mbi Median. Ndërsa pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me testimin e kësaj shkalle matëse te studentët në universitete shqiptare.

    Edukimi mbi median dhe Informacioni u mat në 11 dimensione të tilla si përdorimi; të menduarit; verifikimi; analiza; krijimi; shpenzimi; lidhja; informimi; mbrojtja; zgjedhja; pjesëmarrja. Sipas gjetjeve të projektit, niveli i edukimit mbi median dhe informacionin, i matur përmes një shkalle nga 1-5, varion nga dimesioni i mbrojtjes që është niveli më i ulët me 3.22, deri te dimensioni i analizës, i cili rezulton në nivelin më të lartë, 3.94.

    Në testimin e shkallës morën pjesë mbi 270 studentë nga Kolegji Universitar “Bedër”, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

    I gjithë aktiviteti u konceptua në formën e një konferencë-workshop, ku pas prezantimit të rezultateve, pati pyetje dhe u zhvilluan diskutime. Përgjatë diskutimeve u theksua nevoja e sotme për EMI-n dhe sidomos nevoja për t’u matur, jo vetëm te studentët por edhe në nivele të tjera shoqërore, si dhe risitë që sjell projekti në vendin tonë.

    Studimi u realizua nga anëtarë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër” Dr. Erlis Çela, MSc. Alban Tufa dhe MSc. Melsena Danglli.

    Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”.

     

    Lajme të lidhura

    Foto Leksion i hapur: "Technology, Innovation and Digital Transformation".
    Lajme AktiviteteshQershor 5, 2024Leksion i hapur: "Technology, Innovation and Digital Transformation".
    Foto Welcoming Dr. Montserrat Mateos Sanches
    Lajme AktiviteteshQershor 5, 2024Welcoming Dr. Montserrat Mateos Sanches
    Foto EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania
    Lajme AktiviteteshMaj 22, 2024EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania