Leksion i Hapur me Studentët e Shkencave Islame
Lajme Aktivitetesh
Nëntor 16, 2016

Dr. Jemal el- Seferti, lektor në Departamentin e Shkencave Islame, zhvilloi sot leksionin e hapur me studentët e po këtij programi studimi me temë: “Dija dhe Metodat se si ta përftojmë atë”.
Pasi theksoi rëndësinë që zë dija në Kur’anin famëlartë, z. Seferti e ilustroi referimin e tij me shembuj konkret nga historia e njerëzimit.
Më tej ai u ndal shkurtimisht mbi metodat më efikase në mënyrën se si ta përfitojmë dijen, përmendim këtu sinqeritetin apo përkushtimin në nijet, programimin e kohës dhe specializimin në fushën përkatëse.
Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga këta të fundit rreth aspekteve të ndryshme që përmbante tema e seminarit.
Lajme të lidhura

Njoftime, Lajme AktiviteteshDhjetor 10, 2025Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB në Prishtinë

Lajme AktiviteteshQershor 5, 2024Leksion i hapur: "Technology, Innovation and Digital Transformation".
