Pjesëmarrja e rektorit në Global University Presidents Dialogue

Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjergj Sinani, mori pjesë në Global University Presidents Dialogue, një forum ndërkombëtar i organizuar nga Shandong Association for International Exchange of Personnel (SDAIEP), i zhvilluar në qytetin historik të Jining, Provinca Shandong, Kinë, më 5–7 Nëntor 2025.
Ky aktivitet përfaqëson një platformë globale që mbledh drejtues të lartë universitetesh, akademikë dhe studiues nga vende të ndryshme të botës, me synimin për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e arsimit të lartë në epokën e globalizimit dhe inovacionit teknologjik. Tema qendrore e forumit ishte: “Intelligence Connecting Civilizations, Education Shaping Futures (Confucian Wisdom, AI Revolution, Global Synergy)”, duke adresuar lidhjen ndërmjet dijes tradicionale, inovacionit të inteligjencës artificiale dhe bashkëpunimit global.
Prof. Dr. Sinani mori pjesë në konferencë si ligjërues kryesor, me temë “Konfuci dhe Sokrati si formues të mendimit njerëzor: Një perspektivë krahasuese.”, ku trajtoi ndikimin e figurave të mëdha filozofike në formësimin e mendimit njerëzor dhe vlerave universale që bashkojnë qytetërimet.
Në përfundim të aktivitetit, Prof. Dr. Gjergj Sinani u emërua Ambasador i Shkëmbimeve Kulturore, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në nxitjen e dialogut ndërkulturor. Pjesëmarrja e tij në këtë forum nënvizon përkushtimin e universitetit për forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe ndarjen e praktikave më të mira në drejtim të zhvillimit të arsimit të lartë me standarde globale.
Lajme të lidhura


