• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2026 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Takim ndërfetar në fushën akademike

    Lajme Aktivitetesh
    Nëntor 19, 2015
    Takim ndërfetar në fushën akademike

    Ditën e enjte, më 19 nëntor 2015 është zhvilluar një takim miqësor midis përfaqësuesve te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtuesve të Departamentit të Shkencave Islame pranë Universitetit Bedër dhe drejtuesve të Akademisë Teologjike Ortodokse. Ky takim u organizua për të promovuar dialogun ndërfetar, nëpërmjet hapave konkret të njohjes dhe prezantimit të stafit pedagogjik të të dyja palëve.

    Në vizitën e zhvilluar në Akademinë Teologjike Ortodokse, merrnin pjesë drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja, përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, Dr. Atakan Derelioglu, zv/përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame z. Adil Kutlu, si dhe sekretari i Qendrës për Studime Islame në Universitetin Bedër, z. Hysni Skura.

    Në këtë takim ata janë pritur nga Dekani i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Hirësi Nikolla, si dhe nga z. Vlash Plepi dhe z. Thoma Shkira, anëtarë të stafit pedagogjik të Akademisë.

    Gjatë takimit dhe bisedimeve në një nga ambientet e Akademisë Teologjike, të dyja palët kanë prezantuar programin mësimorë, që zhvillohet në departamentet përkatëse, mësimet dhe leksionet që japin, duke u njohur kështu më mirë në aspektin arsimor dhe atë të literaturës të teologjisë Islame dhe asaj Ortodokse. Palët biseduan gjithashtu edhe mbi tema të ndryshme të bashkëpunimit në kuadër të dialogut ndërfetar midis institucioneve, sidomos në fushën akademike.

    Drejtori i Kulturës në KMSH, Dr. Genti Kruja, i ka dhuruar dekanit të Akademisë Teologjike Ortodokse Hirësi Nikollës, botimet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke e njohur me literaturën e botuar kryesisht kohët e fundit nga KMSH.

    Gjatë takimit të ftuarit kanë vizituar auditorët e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, sallën e konferencave, bibliotekën dhe kompleksin e Manastirit të Shën Vlashit.

    Të dyja palët e kanë vlerësuar si mjaft të frytshëm këtë takim, duke e cilësuar si një ndër hapat e parë të kalimit nga dialogu teorik në atë praktik, pikërisht nëpërmjet takimit dhe njohjes sa më mirë të njëri-tjetrit.

    Lajme të lidhura

    Foto KNB Scholarship Opportunity in Indonesia
    Lajme Aktivitetesh, Njoftime, Për StudentetMars 13, 2026KNB Scholarship Opportunity in Indonesia
    Foto Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB në Prishtinë
    Njoftime, Lajme AktiviteteshDhjetor 10, 2025Kolegji Universitar Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB në Prishtinë
    Foto Leksion i hapur: "Technology, Innovation and Digital Transformation".
    Lajme AktiviteteshQershor 5, 2024Leksion i hapur: "Technology, Innovation and Digital Transformation".