• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2026 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Të miturit në objektivin e medias

    Pa Kategori
    Nëntor 16, 2017
    Të miturit në objektivin e medias

    Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Kolegjit Universitar Bedër në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Albanian Center for Public Communication zhvilluan ditën e djeshme workshop-in me temë: "Të miturit në objektivin e medias".

    Për të diskutuar në panel ishin të ftuar Drejtori i Drejtorisë së Programeve në AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) z. Arben Muka, korrespondentja e AFP-së (Agence France-Presse) në Shqipëri, znj. Briseida Mema, Korrespondenti i “The Associated Press” z. Llazan Semini, Kryetari i Unionit të Gazetarëve, z. Aleksandër Çipa, Koordinatori për Marrëdhënie me Publikun dhe Median në Fondin e Ballkanit Perëndimor, z. Alban Tartari, si dhe pedagogu e shkrimtari i njohur z. Agron Tufa.

    Gjatë workshop-it, nën moderimin e përgjegjësit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela, u diskutua mbi situatën aktuale në media të trajtimit të figurës së të miturve dhe programacionin që i dedikohet kësaj moshe. Zv. Dekani në Fakultetin e Shkencave Humane të Kolegjit Universitar Bedër, Dr. Ramadan Çipuri dhe z.Alban Tartari ndanë me studentët e masterit në Kolegjin Universitar Bedër eksperiencat dhe rezultatet gjatë punimit të këtij projekti në workshop-et e organizuara në disa nga qytetet e vendit tonë me gazetarët e mediave lokale. Gjithashtu u diskutua edhe në lidhje me ligjet aktuale dhe rolin e organizatave për trajnimin dhe vendosjen e rregullatorëve për mediat në lidhje me pasqyrimin e figurës së fëmijëve dhe standardet etike në televizion dhe media të tjera. Ky takim ishte dhe finalizim i projektit mbi “Etikën e raportimit rreth të miturve” të zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë.

    Në përfundim të workshop-it studentët e masterit në Kolegjin Universitar Bedër ndanë edhe mendimet e tyre në lidhje me temën.

    Lajme të lidhura

    Foto Universiteti Bedër fitues i projektit Erasmus në një konsorcium me uiversitete prestigjioze nga Gjermania, Austria, Spanja dhe Malajzia
    Pa KategoriKorrik 10, 2024Universiteti Bedër fitues i projektit Erasmus në një konsorcium me uiversitete prestigjioze nga Gjermania, Austria, Spanja dhe Malajzia
    Foto HAPEN APLIKIMET PËR FORMULARIN A1Z
    Pa KategoriKorrik 9, 2024HAPEN APLIKIMET PËR FORMULARIN A1Z
    Foto KALENDARI 2024 I APLIKIMIT NË UNIVERSITETE
    Pa KategoriKorrik 9, 2024KALENDARI 2024 I APLIKIMIT NË UNIVERSITETE