• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2026 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Universiteti Bedër fitues i projektit Erasmus në një konsorcium me uiversitete prestigjioze nga Gjermania, Austria, Spanja dhe Malajzia

    Pa Kategori
    Korrik 10, 2024
    Universiteti Bedër fitues i projektit Erasmus në një konsorcium me uiversitete prestigjioze nga Gjermania, Austria, Spanja dhe Malajzia

    Universiteti Bedër është shpallur fitues i projektit Erasmus: “Facing global challenges : Environmental and Peace Education in Interreligious Cooperation for Teacher Training” (Përballja me sfidat globale: Edukimi mjedisor dhe paqësor në bashkëpunimin ndërfetar për trajnimin e mësuesve).

    Projekti zhvillohet në konsorcium të përbërë nga pesë universitete prestigjioze nga Gjermania, Austria, Spanja dhe Malajzia, respektivisht Universiteti i Augsburgut, Gjermani; Universiteti Ndërkombëtar i Katalunjës, Barcelonë, Spanjë; Kolegji Universitar i Krishterë i Pedagogjisë së Fesë, Vjenë, Austri dhe Universiteti Ndërkombëtar Islam, Malajzi.

    Në kuadër të këtij bashkëpunimi pas zhvillimit të disa takimeve online midis grupit të punës, i përbërë nga koordinatorët e programit nga secili universitet dhe ekspertë të fushës së pedagogjisë së religjionit, gjatë datave 19-21 qershor 2024, grupi i punës ka zhvilluar takimin e parë fizik në Universitetin e Augsburgut, Gjermani, institucion, i cili është dhe lider i konsorciumit. Grupi i punës është pritur nga Prof. Dr. Elisabeth Naurath, lektore në Universitetin e Augsburgut dhe koordinatore e projektit.

    Delegacioni nga Universiteti Bedër përfaqësohej nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, koordinator i programit për palën shqiptare, Dr. Skender Bruçaj dhe Cand. PhD. Rudina Çinari, lektorë në Departamentin e Shkencave Islame, Bedër.

    Gjatë tre ditëve të takimit ndërkombëtar në Universitetin e Augsburgut ata kanë folur dhe diskutuar për detajet e implementimit të projektit në kuadrin e secilit vend, si dhe kanë shkëmbyer eksperiencat e punës në aspektin e rolit të edukimit fetar, dialogut ndërfetar në ruajtjen e mjedisit dhe ekologjisë, si dhe promovimin e vlerave universale në mbrojtje të Tokës.

    Lajme të lidhura

    Foto HAPEN APLIKIMET PËR FORMULARIN A1Z
    Pa KategoriKorrik 9, 2024HAPEN APLIKIMET PËR FORMULARIN A1Z
    Foto KALENDARI 2024 I APLIKIMIT NË UNIVERSITETE
    Pa KategoriKorrik 9, 2024KALENDARI 2024 I APLIKIMIT NË UNIVERSITETE
    Foto Stafi i KU - Bedër merr pjesë në Javën Ndërkombëtare në universitetin Tor Vergata, Romë
    Pa KategoriQershor 18, 2024Stafi i KU - Bedër merr pjesë në Javën Ndërkombëtare në universitetin Tor Vergata, Romë