• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2025 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Programeve MasterZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Programet
    Apliko Online
    Apliko për Bursë
    Studimet në Bedër
    Transferimi i Studimeve
    Kriteret e Pranimit
    Studentët Ndërkombëtar
    Pranimet
    Kriteret e Pranimit

    Kriteret e Pranimit

    Më poshtë mund të gjeni kriteret e pranimit për programet bachelor si dhe dokumentacionin e nevojshëm për t'u bërë pjesë e Bedër. Për çdo paqartësi mund të kontaktoni me stafin tonë duket klikuarkëtu.

    Pranimet Bachelor

    Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Kolegjin Universitar Bedër, sipas ligjit në fuqi për arsimin e lartë dhe udhëzimeve të MAS, duhet të regjistrohen dhe të aplikojnë nëpërmjet sistemit U-Albania. Në raundet e përcaktuara çdo vit, ata përzgjedhin si preferencë të paktën një nga degët tona dhe pasi shpallen fitues, duhet të ndjekin procedurat për regjistrimin final.

    Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 6.5 për të aplikuar në këto degë:

    • Bachelor në Shkenca Kompjuterike

    • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

    • Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu

    • Shkenca Komunikimi

    • Drejtësi (5 vite)

    • Shkenca Islame

    • Informatikë Ekonomike

    • Financë Kontabilitet

    Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 4.5 për të aplikuar në këto degë:

    • Multimedia dhe Grafik Dizajn (2 vite)

    • Programim në Web (2 vite)

    Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 7 për të aplikuar në këto degë:

    • Gjuhë dhe Letërsi Angleze

    Mënyra e vlerësimit për t’u shpallur fitues

    • Mesatarja aritmetike e shkollës së mesme (VKM), e cila përfshin edhe provimet e maturës, në vlerësimin për nxjerrjen e aplikantëve fitues zë masën 70 %.

    • Intervista nga komisioni i vlerësimit, i formuar nga departamenti përkatës, zë masën 30 %.

    • Plotësimi i kushtit të mjaftueshmërisë së gjuhës së studimit, për programet në gjuhë të huaj.

    Zgjidh Bedër

    Nëse përmbush kriteret, mund të fillosh aplikimin online duke shtypur butonin e mëposhtëm

    Apliko Tani

    Dokumentacioni i mëposhtëm duhet dorëzuar në zyrën e pranimeve të Bedër në momentin e regjistrimin të studentit. Ju lutem lexoni listën me kujdes dhe na kontaktoni për çdo paqartësi.

    Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim

    Për studentët shqiptarë:

    • Diploma dhe lista e notave të shkollës së mesme (origjinale ose të noterizuara).
    • Fotokopje e kartës së identitetit.
    • 2 fotografi.
    • Mandati bankar i pagesës.

    Për studentët e huaj:

    • Diplomë origjinale, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, gjithashtu të njehësuara nga QSHA-ja.
    • Transkript notash origjinal, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe gjithashtu të njehësuara nga QSHA-ja.
    • Fotokopje e noterizuar e pasaportës (faqja e parë, e dytë dhe e fundit).
    • Fotokopje e noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri.
    • 2 fotografi.
    • Mandati bankar i pagesës.
    • Dëshmi e gjuhës së huaj (sipas programit të studimit).