• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2025 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Programeve MasterZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Bachelor në Informatikë Ekonomike

    Kohëzgjatja
    6 Semestra
    Numri i Krediteve
    180 ECTS
    Gjuha e Mësimdhënies
    Anglisht
    Niveli i Kualifikimit
    6
    Lloji
    -
    Apliko

    Bachelor në Informatikë Ekonomike


    Mbi programin e studimit

    Programi i studimit "Bachelor në Informatikë Ekonomike" është projektuar t'iu ofrojë studentëve njohuri më të gjera intelektuale, bashkëkohore e të gjithanshme në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë. Informatika Ekonomike pajis studentët me aftësitë e duhura për të punuar me shumëllojshmëri të dhënash socio-ekonomike si dhe aplilkimin e tyre në sistemet informatike. Programi ofron njohuri teorike dhe praktike në financë, kontabilitet, mikro dhe makroekonomi, politika ekonomike, dizenjim i sistemeve të ndryshme informatike, bazat e programimit dhe programimi në web, menaxhim i bazave të të dhënave si dhe formimi dhe implementimi i sistemeve inteligjente të përpunimit të të dhënave në sasi të mëdha. Të gjitha këto hapin rrugën për shumë profesione si analistë ekonomikë ose statistikë, menaxherë, dizenjues të sistemeve inteligjente ekonomike, konsulentë të sistemeve IT, analistë të të dhënave, etj.

    Misioni

    Misioni i programit "Informatikë Ekonomike" është hartuar në përputhje me misionin e përgjithshëm të Kolegjit Universitar Bedër, për të përgatitur nëpërmjet kërkimit shkencor dhe një filozofie arsimi me në thelb vlerat universale, studentë të gatshëm për t'u përballur me një treg pune konkurrues. Misioni kryesor është të përgatisë me njohuri teorike dhe praktike individë profesionistë e të kualifikuar të cilët do të kontribuojnë në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë me aftësitë e tyre analitike, shkencore, teknologjike, sociale, financiare dhe kritike në sektorët publik ose privat ku do të angazhohen.


    Qëllimi

    Qëllimi kryesor i programit është realizimi i studimeve cilësore dhe përgatitja efektive e studentëve nëpërmjet një ndërthurjeje harmonike të teorisë dhe praktikës në kushte bashkëkohore. Ky program synon të pajisë studentët me dije të larta akademike, kompetencë dhe njohuri të aplikuara në fushën e ekonomisë dhe informatikës, analizimit të të dhënave në mënyrë inteligjente dhe elementëve të sistemeve të informacionit, në mënyrë që të arrijnë përmbushje profesionale në një treg pune jo vetëm rajonal, por dhe botëror.


    Objektivat

    Programi "Informatikë Ekonomike" ka si objektiv parësor pajisjen e studentëve me njohuri dhe përgatitje sa më të plotë profesionale në fushën e financës, kontabilitetit, ekonomisë, menaxhimit, dizenjimit të sistemeve të ndryshme informatike, bazave të programimit dhe programimit në web, menaxhimit të bazave të të dhënave, sigurisë së të dhënave si dhe programimit inteligjent.

    Në fund të këtij programi studentët duhet minimalisht të jenë të aftë në përgatitjen e të dhënave dhe shërbimeve ekonomike, të përdorin dhe të adaptohen me të gjitha pajisjet dhe softwarët bashkëkohorë dhe sistemet teknologjike moderne të informacionit, të komunikojnë efektivisht me klientët, të zhvillojnë të menduarit kritik dhe të marrin vendime etike në çdo situatë.

    Përmes një kurrikule efektive dhe të përditësuar, ky program ka si objektiv të zhvillojë tek studentët një botëkuptim të gjerë të afiësive teorike në ekonomi dhe informatikë, duke i gërshetuar me sa më tepër mbështetje praktike, për të arritur një shkallë të kualifikuar profesionale.

    Një tjetër synim i programit është të nxjerrë në tregun e punës individë të përgatitur profesionalisht për t'u përballur me kushtet e një tregu të hapur global në fushën e informatikës dhe ekonomisë.

    Gjithashtu, paketa e njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që studentët fitojnë përmes tij, u jep atyre mundësinë të ndjekin edhe një karrierë kërkimore e akademike në një cikël më të lartë, për të rritur statusin e tyre profesional dhe përmbushjen personale.

    Mundësite e punësimit

    Pas përfundimit me sukses të programit të studimit “Informatikë Ekonomike”, studentët do të kenë mundësi të ndjekin një shumëllojshmëri karrierash. Mundësitë e punësimit përfshijnë:

    Të diplomuarit në këtë program studimi fitojnë njohuri teorike dhe aftësi praktike në ekonomi, financë, kontabilitet, programim, rrjete kompjuterike dhe në modelimin e proceseve inteligjente të biznesit për përpunimin e të dhënave të ndryshme.


    Studentët do të jenë të aftë të punojnë me software analitikë të biznesit, të kuptojnë proceset e biznesit dhe të përgatisin projekte për implementimin e IT në biznes, në qendra e informacionit / automatizimi i zyrave, Menaxhimin e bazës së të dhënave me SQL, Oracle, etj, Auditimin e EDP / Sigurimi i cilësisë,


    Të diplomuarit në këtë program studimi mund të punojnë si programues, analistë, konsulentë të sistemeve IT, të aplikimeve të web, zhvillues të aplikacioneve desktop dhe mobile, etj... Gjithashtu, ata mund të punojnë në sektorë të ndryshëm të kompanive prodhuese, organizata tregtare dhe financiare, kompanitë e sigurimeve, banka, arsim dhe institucione të tjera publike dhe jopublike.


    Studentët do të jenë të aftë të përgatisin informacion të detajuar në fusha të ndryshme ekonomike, duke përdorur metoda statistikore kompjuterike dhe mund të implementojnë dhe sisteme inteligjente për përpunimin e të dhënave ekonomike dhe nxjerrjen e rezultateve të dëshiruara. Duke fituar edhe njohuri kontabiliteti në këtë program studimi, të diplomuarit do të jenë të aftë edhe në fushën e kontabilitetit dhe të përgatisin situatën financiare të firmës ose institucionit.

    Rreth Programit
    Kurrikula
    Stafi
    Kalendari Akademik
    Bisedo me Stafin
    Apliko