• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2025 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Programeve MasterZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Formim Psiko-Pedagogjik

    Kohëzgjatja
    1 Semester
    Numri i Krediteve
    35 ECTS
    Gjuha e Mësimdhënies
    Shqip
    Niveli i Kualifikimit
    7
    Lloji
    -
    Apliko

    Formim Psiko-Pedagogjik

    Kohëzgjatja e studimeve

     Formimi i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike përbëhet nga një semestër.

    Numri i Krediteve (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

    Formimi i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike përbëhet nga 35 ECTS. 

    Titulli 

    Në përfundim të programit, studentëve u jepet Certifikata në Formimi i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike.

    Objektivat e programit:

    Objektivat e programit të formimit të vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike janë projektuar në mënyrë të tillë që t`u ofrojnë studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për profesionin e mësuesit.

    Përmes ndërthurjes së teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë mësues të kualifikuar, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e mësimdhënies.

     

    Të diplomuarit e këtij program studimi do të kenë arritur një formim të plotë intelektual e profesional, i domosdoshëm për të ushtruar profesionin e mësuesit në fusha dhe disiplina të ndryshme.

     

    Programi i studimit synon:

    1. Zhvillimin e njohurive dhe aftësive të mësuesve të ardhshëm, duke përfshirë teoritë, metodologjitë dhe teknikat e aplikueshme në praktikën e punës së një mësuesi;

    2. Aftësimin e mësuesve në zhvillimin e planeve mësimore, organizimin e klasës dhe menaxhimin e disiplinës;

    3. Aftësimin e mësuesve në trajtimin e nevojave të veçanta të nxënësve, duke përfshirë aftësitë e tyre të të nxënit, sfidat emocionale dhe sjelljen;

    4. Aftësimin e mësuesve për të bashkëpunuar me prindërit dhe komunitetin në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit;

    5. Pajisjen e mësuesve me teknika dhe metoda bashkëkohore për të mundësuar një edukim sa më cilësor, duke përfshirë edhe edukimin holistik;

    6. Aftësimin e mësuesve për të monitoruar dhe vlerësuar perfomancën e nxënësve;

    7. Ndërtimin e një perspektive të qartë mbi praktikën e mësimdhënies duke përfshirë vlerësimin e nevojave të ndryshme të nxënësve dhe aftësitë e tyre të zhvillimit, si dhe përdorimin e teknologjisë dhe resurseve të tjera në funksion të një mësimdhënieje efikase.

    Rreth Programit
    Kurrikula
    Stafi
    Kalendari Akademik
    Bisedo me Stafin
    Apliko