Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Ndërkombëtare

Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Ndërkombëtare
Rreth Programit
Programi master në drejtësi, profili e drejtë ndërkombëtare ka si objektiv parësor përgatitjen e juristëve të ardhshëm, me një bagazh të gjerë në të drejtën penale dhe atë ndërkombëtare, në mënyrë që të përmbushë nevojat e tregun te punës me individë te kualifikuar ne fushat respektive. Duke patur parasysh përpjekjet e mëdha për integrimin e Shqipërisë në strukturat perëndimore kërkesat e tregut të punës për individë te kualifikuar konsiderohen të larta.
Misioni
Misioni i Departamentit të Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë, që do të mund t’i shërbejnë institucioneve publike, private dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Filozofia jonë mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale, zhvillimin e aftësive praktike, me qëllim vendosjen në jetë të projekteve që i shërbejnë individëve dhe shoqërisë në tërësi.
Vizioni
Paraqitja para studentëve programe të kompletuara me të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë akademike dhe profesionale në fushën e drejtësisë , duke u mbështetur në baza të etikës profesionale, për te zhvilluar mendimin kritik tek studentet dhe për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.
Objektivat e programit Master Shkencor në Drejtësi: profili e Drejtë Ndërkombëtare
Përvetësimi i koncepteve bazë juridike ndërkombëtare dhe përdorimi i tyre me efikasitet
Integrimi i teorikes, praktikës dhe politikave te ndryshme në mënyrë qe studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit e ligjit ndërkombëtar
Njohja e studentëve me faktin që e drejta është vetëm një pjesë e sistemit të dijes dhe ofrimi i mundësive për të përvetësuar njohuri nga disiplina të ndryshme në mënyrë që të jenë të aftë për tu përshtatur me tregun e punës
Ndërgjegjësimi i studentëve për te kontribuar për komunitetin
Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me te mësuarit gjatë gjithë jetës ne mënyrë që ti përshtaten tregut të punës
Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamenteve tjera juridike në vend.
Përcjellja e trendëve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës ndërkombëtare.
Përgatitje e kuadrove në fushat e ndryshme të jurisprudencës ndwrkombwtare në Shqipëri, rajon dhe më gjerë etj
Përgatitja e kuadrove në fushën e së drejtë ndërkombëtare dhe Evropiane
Rezultatet e Programit Master Shkencor në Drejtësi: profili e Drejtë Ndërkombëtare
Të diplomuarit në e ciklit të dytë të studimeve, Master i Shkencave në Drejtësi: profili drejtë ndërkombëtare do të jenë në gjendje të:
Kuptojnë konceptet dhe terminologjinë ligjore në fushën ndërkombëtare të ligjit
Demonstrojnë mundësinë që të identifikojnë and kuptojnë konceptet e substantivë të ligjit, teoritë ligjore dhe procedurat sipas ligjit ndërkombëtar
Bëjnë kërkime shkencore juridike ne fusha të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare
Angazhohen në analiza të ndryshme ligjore të së drejtës ndërkombëtare
Zhvillojnë mendimin kritik në leximin dhe analizimin e materialeve ligjore
Demonstrojnë aftësi solide ne parimet e së drejtës ndërkombëtare si dhe zbatueshmëria e ligjit
Kuptojnë mënyrën e organizimit dhe funksionimit e organizatave ndërkombëtare dhe roli i tyre
Analizojë në mënyrë kritike çështjet dhe ngjarjet e rëndësishme në të drejtën Ndërkombëtare
Përvetësojnë aftësi për t’iu përshtat tregut të punës në fusha të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare
Mundësitë e punësimit
Programet e studimit të ofruara nga ana e Departamentit të Drejtësisë janë në përputhje të plotë qoftë me kërkesat aktuale të tregut të punës, ashtu edhe me zhvillimet e pritshme të ekonomisë shqiptare si një ekonomi në zhvillim, e cila synon integrimin në tregun unik europian. Kurrikulat bashkëkohore synojnë të përgatisin:
jurist\specialist në institucionet e administratës publike (qendrore/vendore)
jurist\specialist në institucione nderkombëtare
jurist\specialist\konsulent ligjor në sektorin privat
asistent avokat\asistent noter si dhe kualifikim për pjesmarje në provimin e avokatisë
asistent kërkimor\mësimor pranë IAL
avokat, noter
prokurorë, gjyqtarë