Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Penale

Master i Shkencave në Drejtësi / Profili e Drejta Penale
Rreth Programit
Programi master në drejtësi, profili e drejtë penale përfshin fushën juridiko-penale i cili ka për qëllim arsimimin akademik dhe trajnimin profesional të studentëve dhe të formojë njohuri specifike të pasqyruara në drejtim të zhvillimeve dhe të përmirësimit të legjislacionit penal. Ky program studimi përgatit specialistë të aftë për të organizuar, planifikuar dhe drejtuar veprime procedurale që duhet të kryhen nga subjektet e procedimit penal gjatë veprimtarisë hetimore, gjyqësore dhe të ekzekutimit të vendimeve, të lidhura me respektimin e të drejtave të njeriut në luftën kundër krimit dhe dhënien e drejtësisë në fushën e së drejtës penale. Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e garancive për një proces të rregullt ligjor.
Misioni
Misioni i Departamentit të Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë, që do të mund t’i shërbejnë institucioneve publike, private dhe të biznesit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Filozofia jonë mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale, zhvillimin e aftësive praktike, me qëllim vendosjen në jetë të projekteve që i shërbejnë individëve dhe shoqërisë në tërësi.
Vizioni
Paraqitja para studentëve programe të kompletuara me të gjitha njohuritë e nevojshme për një përgatitje sa më të plotë akademike dhe profesionale në fushën e drejtësisë , duke u mbështetur në baza të etikës profesionale, për te zhvilluar mendimin kritik tek studentet dhe për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri.
Objektivat e programit Master i shkencave në Drejtësi , profili e drejtë penale
Përvetësimi i koncepteve bazë juridike penale dhe përdorimi i tyre me efikasitet
Njohja me institutet e së drejtës penale në Shqipëri dhe në Evropë si dhe dallimet që kanë sistemet e ndryshme penale ligjore
Familjarizimi i studentëve me përgjegjësinë etike dhe profesionale
Njohja me kushtet sociale, ekonomike, historike, politike dhe filozofike që kanë ndikuar ne sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri si dhe njohja e faktorëve dhe vlerave qe kanë ndikuar në formësimin e së drejtës penale
Njohja me faktin që ligji ( e drejta) bazohet në sisteme te ndryshme vlerash të cilat janë vazhdimisht në ndryshim
Integrimi i teorikes, praktikës dhe politikave te ndryshme në mënyrë qe studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit të ligjit
Njohja e studentëve me faktin që e drejta është vetëm një pjesë e sistemit të dijes dhe ofrimi i mundësive për të përvetësuar njohuri nga disiplina të ndryshme në mënyrë që të jenë të aftë për tu përshtatur me tregun e punës
Ndërgjegjësimi i studentëve për te kontribuar për komunitetin
Të kuptuarit dhe ndërgjegjësimi me të mësuarit gjatë gjithë jetës në mënyrë që ti përshtaten tregut të punës
Zhvillim i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamenteve tjera juridike në vend
Dhënia e kontributit në zhvillimit e sistemit juridik penal në Republikën e Shqipërisë
Përcjellja e trendëve në fushën e shkencës dhe praktikës së jurisprudencës penale
Përgatitje e kuadrove në fushat e ndryshme të jurisprudencës penale në Shqipëri
Rezultatet e Programit: Master i shkencave ne Drejtësi , profili e drejtë penale
Të diplomuarit në e ciklit të dytë të studimeve, Master i Shkencave në Drejtësi: profili drejtë penale do të jenë në gjendje të:
Kuptojnë parimet fondamentale të sistemeve te drejtësisë penale dhe ndryshimet ndërmjet tyre
Kuptojnë konceptet dhe terminologjinë ligjore ne fushën substantivë dhe procedurale të ligjit penal
Bëjnë kërkime shkencore juridike ne fushën penale -juridike
Angazhohen në analiza ligjore nëpërmjet rasteve të ndryshme ligjore
Kuptojnë, historikun, qëllimin, strukturën, rregullat dhe përgjegjësitë e subjekteve juridike penale
Zhvillojnë mendimin kritik nëpërmjet leximit dhe analizimit të materialeve ligjore
Kuptojnë ndryshimin ndërmjet së drejtës procedurale dhe asaj substanciale
Demonstrojnë aftësi solide ne parimet e së drejtës si dhe në zbatueshmerinë e ligji
Kenë njohuri mbi mënyrën e investigimit të krimit dhe te pajisen me njohuri rreth raportit mjeko ligjor te hartuar nga institucione qe merren me investigimin e krimit
Zbatojnë ligjin me profesionalizëm dhe etike duke respektuar integritetin personal
Kuptojnë ligjin si profesion publik dhe rëndësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj komunitetit
Kuptojnë klasifikimin e krimeve dhe rrezikshmërinë e tyre
Krahasojnë ligjin penal të Shqipërisë me atë të vendeve Europian
Kuptojë dhe analizojë rolin e oficerit te policisë gjyqësore, avokatit dhe prokurorit ne procesin penal
Mundësitë e punësimit
Programet e studimit të ofruara nga ana e Departamentit të Drejtësisë janë në përputhje të plotë qoftë me kërkesat aktuale të tregut të punës, ashtu edhe me zhvillimet e pritshme të ekonomisë shqiptare si një ekonomi në zhvillim, e cila synon integrimin në tregun unik europian. Kurrikulat bashkëkohore synojnë të përgatisin:
jurist\specialist në institucionet e administratës publike (qendrore/vendore)
jurist\specialist në institucione nderkombëtare
jurist\specialist\konsulent ligjor në sektorin privat
asistent avokat\asistent noter si dhe kualifikim për pjesmarje në provimin e avokatisë
asistent kërkimor\mësimor pranë IAL
avokat, noter
prokurorë, gjyqtarë