Kolegji Universitar Bedër administrohet nga Fondacioni “Hafiz Ali Korça”, fondacion i cili është themeluar po nga KMSH-ja me qëllim të posaçëm administrimin e këtij institucioni të arsimit të lartë.
Bedër është institucion jofitimprurës, i cili synon të përgatisë brezat e rinj në arsimin e lartë jopublik në Shqipëri. Ky institucion është themeluar në statusin jofitimprurës dhe mbështet studentët e suksesshëm, të cilët duan të vazhdojnë studimet e larta pranë Bedër. Një grup shumë i rëndësishëm i studentëve janë përfitues nga fondi i bursave, të cilat janë katër lloje: ekselence, sociale, motivimi dhe talenti.
Synim i këtij institucioni është profilizimi ndërkombëtar. Ky është një hap i rëndësishëm rajonal në arsimin universitar dhe kërkimin shkencor. Ndërkombëtarizimi i këtij institucioni rezulton në disa këndvështrime.
Kolegji Universitar Bedër ka si synim konsolidimin e një profili ndërkombëtar dhe organet drejtuese mendojnë se kontributi në këtë drejtim është një hap i rëndësishëm në shndërrimin e Tiranës, në një qendër rajonale të arsimit universitar dhe kërkimit shkencor.
Në këto vite të aktivitetit është bërë e mundur afrimi i studentëve nga të gjitha trevat shqipfolëse në rajon dhe në diasporë, ashtu si dhe nga vende të tjera. Profili ndërkombëtar është pasqyruar gjithashtu edhe në përbërjen e stafit akademik, si dhe në bashkëpunimet e vendosura nëpërmjet marrëveshjeve me universitete dhe kompani në disa vende të botës.
Misioni i Kolegjit Universitar "Bedër" është përgatitja e individëve të kualifikuar nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si dhe mbështetja e kërkimit shkencor me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.
Vizioni i Bedër është që të jetë një institucion elitar i arsimit të lartë në vend dhe rajon për të qenë alternativa e parë e edukimit dhe kërkimit shkencor për shqiptarët kudo që ndodhen.
Kolegji Universitar "Bedër" synon të shndërrohet në një institucion arsimor me karakter ndërkombëtar, duke ofruar mundësi studimi jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt, duke kontribuar në promovimin e Shqipërisë si një qendër rajonale e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Respekti për parimet universale ligjore e etike, promovimi i drejtësisë, ndershmërisë si edhe integriteti personal
Një kulturë pluraliste, e bazuar në respektin për diversitetin fetar, gjuhësor, gjinor, të kombësisë, ngjyrës dhe mendimit
Një ndjenjë e fortë e identitetit institucional, duke pasur prioritet ndjekjen e përsosmërisë personale dhe institucionale
Besimi në universalitetin e arsimit dhe kërkimit, si edhe gatishmëria për të pranuar të rejat dhe mendimin origjinal
Ndërveprimi i vazhdueshëm me komunitetin lokal dhe më gjerësisht në shoqërinë shqiptare, si inovator dhe model në përhapjen e përfitimeve që vijnë nga mësimi dhe hulumtimi
Një student i përqendruar, me qasje transparente & të ndjeshme ndaj qeverisjes institucionale, duke i dhënë rëndësi ndërveprimit harmonik të personelit dhe studentëve, si edhe formimit të një ambienti të sigurt, të lumtur dhe të qëndrueshëm universitar