• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2025 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Programeve MasterZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Historia Jonë
    Rektori
    Senati
    Rektorati
    Organizimi Akademik
    Administrimi i Institucionit
    Sekretaria Mësimore
    Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
    Zyra e Programeve Master
    Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
    Zyra e Karrierës
    Rreth Nesh
    Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

    Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

    Sigurimi i brendshëm i cilësisë është një detyrim ligjor i institucioneve të arsimit të lartë duke qenë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e cilësisë. Ky sistem, ngrihet nga institucionet e arsimit të lartë dhe funksionon nëpërmjet njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë. Struktura dhe funksionet e kësaj njësie përcaktohen ne statutin e institucioneve të arsimit të lartë.

    NjSBC harton standardet për sigurimin e cilësisë së brendshme në përputhje me Kodin e Cilësisë. Njësia realizon vlerësime periodike për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore shkencore. Detyrë integrale e kësaj njësie është gjithashtu realizimi i pyetësorit të studentëve çdo fund semestri, mbi cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi të ofruara nga IAL.

    Shiko të gjitha
    Foto Prezantim i Njësisë së Sigurimit të Cilësisë gjatë ditëve të orentimit.
    NJSBCShkurt 6, 2025Prezantim i Njësisë së Sigurimit të Cilësisë gjatë ditëve të orentimit.
    Foto Takim informues me Departamentin e Ekonomisë dhe Biznesit
    NJSBCJanar 10, 2025Takim informues me Departamentin e Ekonomisë dhe Biznesit
    Foto Takim informues me Departamentin e Drejtësisë
    NJSBCJanar 9, 2025Takim informues me Departamentin e Drejtësisë
    Foto Takim informues me Departamentin e Shkencave të Komunikimit
    NJSBCJanar 8, 2025Takim informues me Departamentin e Shkencave të Komunikimit
    Foto Workshop - Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO)
    NJSBCNëntor 20, 2024Workshop - Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO)

    Detyrat dhe Kompetencat e NJSBC

    Kompetencat e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë janë:

    • Të mbështesë Komisionin e Përhershëm për Sigurimin e Cilësisë Institucionale në hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e brendshëm të cilësisë, akte të cilat miratohen nga Senati Akademik.

    • Të mbështesë Komisionin e Përhershëm për Sigurimin e Cilësisë Institucionale në hartimin e standardeve për sigurimin e cilësisë, në përputhje me Kodin e Cilësisë. Të vlerësojë, në mënyrë periodike, rezultatet e veprimtarive mësimore dhe kërkimore shkencore në njësitë kryesore të Kolegjit, në përputhje me standardet.

    • Të kryejë studime gjurmuese për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të ofruara nga Kolegji, në bashkëpunim me njësitë përkatëse. Të hulumtojë në lidhje me modelet e ndryshme, në kuadër të përmirësimit të cilësisë, që mund të merren si shembull dhe të shpërndahen në njësitë akademike dhe administrative.

    • Të koordinojë zbatimin e standardeve të kontrollit të brendshëm, në përputhje me kuadrin rregullator të Kolegjit Universitar “Bedër”. Të përgatisë planin e veprimit të kontrollit të brendshëm dhe, kur është e nevojshme, të përcaktojë standarde të reja në institucion.

    • Të rekomandojë qëllime dhe strategji institucionale.

    • Të propozojë zbatimin e planit strategjik të institucionit dhe planin e veprimit. Të propozojë aktivitete për përmirësimin dhe monitorimin periodik në të gjithë institucionin.

    • Të përgatisë rekomandime shtesë në udhëzuesit e NJSBC për përmirësimin e cilësisë dhe planifikimin strategjik të njësive akademike dhe administrative.

    • Të vlerësojë dhe publikojë veprimtaritë e përgatitura nga njësitë për vlerësimin e shërbimeve akademike dhe administrative, zhvillimin e cilësisë dhe miratimin e standardeve të cilësisë.

    • Të administrojë procesin e planifikimit strategjik në njësitë e miratuara nga Komisioni i Përhershëm për Sigurimin e Cilësisë Institucionale dhe ta përshtasë me ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin, si dhe aktet e tjera nënligjore.Në kuadrin e planit dhe qëllimeve strategjike, të kryejë vlerësimin e shërbimeve administrative, zhvillimin e cilësisë, miratimin e standardeve të cilësisë dhe publikimin e rezultateve.

    • Të njoftojë njësitë për vendimet e marra, të mbikëqyrë zbatimin e procesit të punës në kuadrin e sigurimit të cilësisë dhe të monitorojë rezultatet e kësaj pune.

    • Të ndjekë procesin e vlerësimit të brendshëm të institucionit dhe të mbikëqyrë përgatitjen e raportit të vetëvlerësimit.

    • Të ndjekë përgatitjen e terrenit për “vlerësimin e jashtëm” të Kolegjit Universitar “Bedër” dhe të vërë në dispozicion të institucionit ose organizatës së vlerësimit të jashtëm çdo informacion të nevojshëm.

    • Të ndjekë nga afër punimet e vlerësimit të brendshëm dhe të atij institucional, duke i koordinuar me masat e ndërmarra në kuadrin e planifikimit strategjik, përmirësimit dhe monitorimit periodik.

    • Të japë sugjerime duke u bazuar në problemet e evidentuara nga analiza “SWOT”.Në fund të çdo semestri, para sezonit të provimeve, të organizojë pyetësorin studentor për cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi studimi, në bashkëpunim me sekretarinë mësimore.

    • Pas çdo vlerësimi, të raportojë para Senatit Akademik rezultatet dhe propozimet përkatëse.

    • Kombetare
      • Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL)
    • Nderkombetare
      • Quality Assurance Agency for Higher Education (QAA)
      • European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA)
      • European University Association (EUA)
      • European Students` Union (ESU)
      • European Higher Education Area (EHEA)

    Documents

    Kodi i Cilesise per Arsimin e Larte - 2021
    ESG for Quality Assurance in EHEA
    European Standard Gudelines (ESG)
    Rregullore per funksionimin e Komisionit per Sigurimin e Cilesise
    Rregullore e anketave dhe vleresimeve
    Shiko të gjitha

    Të tjera

    Vendime të Bordit të Akreditimit
    Raportet
    Anketat
    Cilësia

    Kontakt

    qac@beder.edu.al
    +355 4 24 19 200
    Chair
    Dr. Albana Çekrezi
    acekrezi@beder.edu.al

    Aktivitete