• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2025 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Programeve MasterZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Historia Jonë
    Rektori
    Senati
    Rektorati
    Organizimi Akademik
    Administrimi i Institucionit
    Sekretaria Mësimore
    Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
    Zyra e Programeve Master
    Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
    Zyra e Karrierës
    Rreth Nesh
    Rektorati

    Rektorati i Kolegjit Universitar “Bedër” është organ kolegjial ekzekutiv.

    Përbërja e Rektoratit

    Rektorati përbëhet nga:

    • Rektori.

    • Zëvendësrektori.

    • Dekanët e fakulteteve.

    • Administratori i Kolegjit.

    • Dekani i Studenëve.

    Funksionet e Rektoratit

    1. Harton planin disavjeçar të zhvillimit të Kolegjit;

    2. Harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në
      Senatin Akademik;

    3. Propozon kriteret për shpërndarjen e burimeve materiale dhe njerëzore akademike;

    4. Harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në Senatin Akademik;

    5. Propozon planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;

    6. Paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;

    7. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Senati Akademik;

    8. Vëzhgon dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të Kolegjit Universitar “Bedër”.

    9. Funksionet e tjera të Rektoratit përcaktohen në rregulloren e tij si dhe në rregulloret e tjera të institucionit.

    Mbledhjet dhe vendimmarrja e Rektoratit

    1. Rektorati mblidhet, si rregull, jo më pak se një herë në dy javë. Në raste të nevojshme Rektorati mund të mblidhet në çdo kohë, me kusht që të lihet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve që lidhen me çështjet për diskutim.

    2. Mbledhja konsiderohet e vlefshme, nëse marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.

    3. Mbledhja nuk mund të zhvillohet dhe duhet të shtyhet, në rastet kur, edhe pse është plotësuar numri i anëtarëve të nevojshëm, nuk është prezent anëtari, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen për të cilën do të merret vendim.

    4. Si rregull Rektorati merr vendime njëzëri. Kur kjo nuk është e mundur vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Në rastet kur nuk mund të arrihet shumica, vota e rektorit është përcaktuese.

    5. Procesverbali i mbajtur në mbledhjen e Rektoratit përbën dokumentin bazë për pasqyrimin e vendimmarrjes.

    6. Vendimet e marra nga Rektorati, materializohen në formën e urdhrave të nxjerra nga rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”.

    Kryetar
    Prof. Dr. Gjergj Sinani
    Rektor
    gjsinani@beder.edu.al
    Anëtare
    Prof. Asoc. Dr. Enriketa Sogutlu
    Dekan i fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë
    esogutlu@beder.edu.al
    Anëtare
    Prof. Asoc. Dr. Zhuljeta Daja
    Dekane e fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit
    zhdaja@beder.edu.al
    Anëtare
    Msc. Ornela Kola
    Administratore
    okola@beder.edu.al
    Anëtare
    Msc. Rudina Cinari
    Dekane e studentëve
    rcinari@beder.edu.al