• Veprimtaria JonëProgrametAktiviteteAkreditimiBISPolitika e Privatësisë
    Na Kontakto
    © 2025 Kolegji Universitar Bedër. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
    Rr. Jordan Misja, Tirana
    +355 4 241 9200
    • Programet
    • Orari Mësimor
    • Kalendari Akademik
    • AL/EN
    • Hyr
    • Rreth Nesh
      Historia JonëRektoriSenatiRektoratiOrganizimi AkademikAdministrimi i InstitucionitSekretaria MësimoreNjësia e Sigurimit të Brendshëm të CilësisëZyra e Programeve MasterZyra e Marrëdhënieve NdërkombëtareZyra e Karrierës
    • Pranimet
      ProgrametApliko OnlineApliko për BursëStudimet në BedërTransferimi i StudimeveKriteret e PranimitStudentët Ndërkombëtar
    • Jeta në Bedër
      Komuniteti YnëKlubet StudentoreBibliotekaJSTORZbulo TiranënKëshilli StudentorKëshillimi Psiko-Social
    • Veprimtaria Jonë
      Angazhimi YnëKërkimi ShkencorKonferencaLajmeAktivitete
  • Hyr
  • Historia Jonë
    Rektori
    Senati
    Rektorati
    Organizimi Akademik
    Administrimi i Institucionit
    Sekretaria Mësimore
    Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
    Zyra e Programeve Master
    Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
    Zyra e Karrierës
    Rreth Nesh
    Senati

    Rreth Senatit

    1. Senati Akademik është organ kolegjial vendimmarrës i Kolegjit Universitar “Bedër”, që përcakton politikat e zhvillimit të institucionit, programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre. Senati Akademik kryesohet nga rektori dhe mblidhet periodikisht, sipas përcaktimeve në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të senatit.

    2. Funksionet kryesore të Senatit Akademik janë:

      1. garanton autonominë e institucionit, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studentëve;

      2. i propozon Bordit të Administrimit Planin Strategjik të Zhvillimit të Institucionit dhe miraton programin vjetor të veprimtarive të tij;

      3. miraton Statutin e institucionit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit. Statuti i miratuar dërgohet në ministrinë përgjegjëse për arsimin për miratim përfundimtar nga ministri;

      4. zgjedh rektorin e Kolegjit;

      5. miraton strukturën akademike të institucionit, sipas kërkesave të ligjit, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit;

      6. miraton rregulloren e institucionit, rregulloret e njësive përbërëse të tij, rregulloret e programeve të studimit, rregulloret dhe aktet e tjera që janë kompetencë e Senatit;

      7. miraton programet e reja të studimit, të kërkimit shkencor, ndryshimet në këto programe, si edhe mbylljen e tyre; programet e reja miratohen pasi të jenë të mbështetura në projektbuxhetin vjetor të institucionit;

      8. propozon mbylljen dhe riorganizimin e institucionit, si dhe bashkimin me një institucion tjetër të arsimit të lartë, pasi është marrë mendimi i Bordit të Administrimit;

      9. miraton hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive kryesore ose bazë, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, duke marrë vlerësimin paraprak të Bordit të Administrimit;

      10. emëron kryetarin e Këshillit të Etikës dhe anëtarët.

      11. miraton ndryshimin e emrit ose stemës së institucionit, sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;

      12. miraton planin vjetor të veprimtarive akademike dhe atyre kërkimore-shkencore;

      13. miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit, të hartuar nga Rektorati, dhe ia përcjell ministrisë përgjegjëse për arsimin;

      14. vlerëson dhe garanton sigurimin e brendshëm të cilësisë në institucion; anëtarët e kësaj njësie miratohen nga Senati, me propozimin e rektorit;

      15. në fund të çdo viti akademik organizon një mbledhje të përbashkët të Senatit Akademik me Bordin e Administrimit, ku diskutohet për veprimtarinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe atë financiare e administrative të institucionit.

    Kryetar
    Prof. Dr. Gjergj Sinani
    gjsinani@beder.edu.al
    Anëtar
    Prof. Asoc. Dr. Isa Erbas
    ierbas@beder.edu.al
    Anëtar
    Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi
    rombashi@beder.edu.al
    Anëtare
    Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani
    tabdurrahmani@beder.edu.al
    Anëtar
    Prof. Asoc. Dr. Erlis Çela
    ecela@beder.edu.al
    Anëtar
    Dr. Arti Omeri
    aomeri@beder.edu.al
    Anëtare
    Dr. Ada Guven
    aguven@beder.edu.al
    Anëtare
    Dr. Elda Dollija
    edollija@beder.edu.al
    Anëtare
    Dr. Edona Llukacaj
    ellukacaj@beder.edu.al
    Anëtare
    Dr. Albana Çekrezi
    acekrezi@beder.edu.al
    Anëtar
    Orges Karaj
    okaraj21@beder.edu.al