COVID -19: Informacione, Vendime dhe Udhëzime të Përditësuara për Stafin dhe Studentët


Bursat e Studimit

1. Bursë Ekselence

Kolegji Universitar Bedër do të akordojë 100 Bursa Ekselence për maturantët me rezultate të larta, të cilët zgjedhin të regjistrohen në një nga programet tona për vitin akademik 2020-2021 Kjo nismë mbështetet në misionin dhe vizionin që ka universiteti, si dhe në planin strategjik të institucionit për vitet 2018-2023. Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, “Bedër” synon të rrisë më tej cilësinë dhe të nxisë konkurrencën.

Në këtë kuadër, nëse kandidatët për studentë bëjnë marrëveshjen për rezervimin e bursës deri më 31 maj 2020, zbritja nga tarifa vjetore do të jetë si më poshtë:

Nota mesatare VKM Përqindja e bursës që përfiton
9.5 - 10 100 %
9.0 - 9.49 80 %
8.5 - 8.99 60 %

 

2. Bursë Motivimit

Studentët në Kolegjin Universitar Bedër kanë mundësi për të fituar reduktim të tarifës së shkollimit përmes Bursës së Motivimit. Ata që aplikojnë do të vlerësohen bazuar në Letrën e Motivimit dhe mesataren e VKM.

Në këtë kuadër, nëse kandidatët për studentë bëjnë marrëveshjen për rezervimin e bursës deri më 31 maj 2020, zbritja nga tarifa vjetore do të jetë si më poshtë:

Nota mestare VKM Përqindja e bursës që përfiton
8.0 - 8.49 40 %
7.5 - 7.99 30 %
7.0 - 7.49 20 %

 

3. Bursë Sociale

Për të katërtin vit radhazi Kolegji Universitar Bedër mundëson programin e Bursave Sociale. Nga 10% deri në 100% për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, për studentë me aftësi ndryshe, jetimë, për fëmijët e dëshmorëve, etj. Nëpërmjet këtij projekti, KUB synon t’i lehtësojë edukimin këtyre studentëve që vijnë nga këto kategori sociale.

 

4. Bursë Talenti

Përfitues të këtyre bursave do të jenë maturantët me arritje në olimpiada, sport, art lidership, shkencë, etj.

Çdo student që vjen nga këto kategori dhe që pranohet në një nga programet tona për vitin akademik 2020-2021, ka të drejtë të aplikojë për bursë pranë Zyrës së Pranimeve. Komisioni i ngritur pranë kësaj njësie, pasi merr në shqyrtim aplikimet, merr vendimin dhe ia kontakton në kohë reale studentit.