Departamenti i Shkencave Kompjuterike

Rreth Departamentit 

Programi i studimit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi synon:

  • të fituarit nga ana e të diplomuarve në programet bachelor të një kulturë bazë inxhinierike në shkencat e formimit të përgjithshëm dhe të formimit themelor specifik.
  • aftësimin e studentëve në analizimin kritik të sistemeve të biznesit, me qëllim përmirësimin e tyre me anën e sistemeve të informacionit.
  • aftësimin e studentëve për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve koncepte teknike.
  • përgatitjen e studentëve me aftësitë e nevojshme të komunikimit për integrim në skuadra pune në sektorë multidisiplinarë.
  • përfshirjen e studentëve në realizimin e aktiviteteve mësimore të lidhura ngushtë me veprimtarinë praktike, duke marrë pjesë në projekte kombëtare endërkombëtare dhe duke qenë partner me mjaft homologë të huaj.

Synimet kryesore të programit janë:

  • përgatitjen e studentëve me njohuritë bazë mbështetëse teorike në funksion të teknologjisë së informacionit.
  • njohjen e studentëve me teknologjitë konkrete që përdoren së fundmi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
  • njohjen e studentëve me bazat e konceptimit dhe implementimit të hardware mbështetës të sistemeve informatike.
  • të fituarit nga ana e të diplomuarve në programet bachelor të një kulturë bazë inxhinierike në shkencat e formimit të përgjithshëm dhe të formimit themelor specifik.
  • Programi i studimit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ka si mission kryesor t’i përgatisë studentët me njohuri bazë aplikative në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe në disiplina mbështetëse, të formojë specialist me kompetenca të zgjedhura praktike në fushat e implementimeve të sistemeve informatike si dhe të operojnë specialistë në lidhje me nevojat e teknologjisë së informacionit në sektorin publik apo privat.

Të diplomuarit nga ky program mund të punësohen si:

  • zhvillues të aplikacioneve mobile.
  • administrues të të dhënave.
  • zhvillues web.
  • administrues të rrjeteve.
  • specialist IT për cështje të sigurisë.
  • prodhimin e software te ndryshme, pranë bizneseve të ndryshme në sektorin privat.
  • zbatimin e sistemeve të informacionit për palë të treta; në telekomunikacion, në sistemin bankar, sistemin shëndetësor; sistemin e transportit; biznesin elektronik.
  • menaxhim sistemeve të informacionit, analistë të suportit kompjuterik, menaxhim i
  • sistemeve të rrjetit, administrim i database-it etj.

 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit 

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr Nihat Aksu naksu@beder.edu.al
2 Dr. Sofokli  Garo sgaro@beder.edu.al
3 Dr. Clirim Toci ctoci@beder.edu.al
4 Msc. Edlir Spaho espaho@beder.edu.al
5 Msc. Krisien Xoxa kxoxa@beder.edu.al
6 Msc. Sokol Dollani sdollani@beder.edu.al
7 Msc. Klevis Topi ktopi@beder.edu.al