Rreth Drejtorisë së Marrëdhënieve me Studentët
Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt ёshtё pёrgjegjёse pёr mbarёvajtjen e marrёdhёnieve të studentёve me institucionin. Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt është përgjegjëse për përdorimin sa më me efikasitet tё burimeve të institucionit dhe pёr menaxhimin e marrёdhёnieve tё sipёpërmendura nё pёrputhje me parimin “Studenti nё qendёr tё universitetit”. Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt i kryen detyrat e saj nё bashkёpunim me rektorin ose zëvendësrektorin.
Kjo drejtori i kushton rëndësi të veçantë kujdesit ndaj studentëve, duke pasur si mision kryesor orientimin, këshillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve me anën e zyrave përkatëse.
Mbështetja e Drejtorisё sё Marrёdhёnieve me Studentёt fillon që nga momenti i aplikimit të studentit dhe vazhdon edhe pas diplomimit, duke ruajtur një në marrëdhënie productive dhe mbështetëse si për studentin ashtu edhe për institucionin. Gjithashtu, Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt organizon dhe mbështet studentët në praktikat profesionale, aktivitete sociale, projekte të ndryshme si dhe në gjetjen e mundësive të ndryshme të punësimit.