Mundësi praktike

KOLEGJI UNIVERSITAR BEDËR
Njoftim për mundësi praktike

Pozicioni: Asistent Kërkimor
Kohëzgjatja: Viti Akademik 2018-2019
Në kuadër të rritjes së veprimtarisë kërkimore, KUB kërkon praktikant/e për t'iu bashkuar Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve. Asistentët do t’i bashkohen stafit të departamenteve përkatëse në organizimin e aktiviteteve të zyrës brenda komunitetit universitar. Praktika do të fillojë brenda muajit janar 2019. Praktikanti/ja do të jetë i angazhuar (2-4 orë / ditë), nga dita e hënë deri ditën e premte. Praktikantit do t’i ofrohet një hapësirë e përshtatshme në ambientet e universitetit.

Detyrat:
Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Pjesëmarrje në identifikimin e thirrjeve të hapura për projekt propozime;
  • Pjesëmarrje në identifikimin e thirrjeve për propozime të përshtatshme për profilin e universitetit
  • Pjesëmarrje në përgatitjen e përmbledhjeve informuese mbi kërkesat e aplikimit për thirrjet e hapura
  • Pjesëmarrje në mbledhjet për hedhjen e ideve për përgatitjen e konceptit të projektit
  • Pjesëmarrje në ofrimin e këshillave teknike të ofruara për stafin që punon me projekt propozimet.
  • Asistencë në përditësimin e bazës së të dhënave lidhur me publikimet dhe pjesëmarrjen në konfereca shkencore të personelit akademik;
  • Asistencë në përgatitjen e dokumentacionit dhe veprimtarive të zyrës së kërkimit shkencor dhe departamenteve;
  • Asistencë në përgatitjen e dokumentacionit të Qendrës së Kërkuesve të Rinj;
  • Detyra të tjera sipas nevojave të zyrës;

Kriteret për konkurrim:
Kandidati/ja duhet të plotësojë kushtet e mëposhtëme:

  • Të jetë student/e në një nga programet master në Kolegjin Universitar “Bedër”
  • Mesatare të përgjithshme minimumi 3.00/4.00 ose 9/10
  • Njohuri shumë të mira në të shkruar dhe të folur të gjuhës angleze
  • Njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit (programet e Microsoft-it)
  • Aftësi të mira organizative dhe saktësi e përpikmëri në plotësimin e detyrave
  • Eksperienca dhe pjesëmarrja e mëparshme në trajnime mbi ciklin e menaxhimit të projektit dhe në projekte brenda ose jashtë universitetit, është e preferueshme.

Procesi i përzgjedhjes
Aplikimet do të vlerësohen nga një komision i përbërë nga personeli i zyrës së kërkimit shkencor, departamentit përkatës dhe burimeve njerezore.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në (maksimum 1 faqe) dhe një letër motivimi (maksimum 1 faqe) në: hr@beder.edu.al, deri më 28 janar 2019. Preferohet që CV dhe letra e motivimit të jenë në gjuhën shqipe dhe angleze. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen një procesi konkurrues të përzgjedhjes (shqyrtimi i CV-ve dhe letrave të motivimit që do të pasohet nga intervistimi).

Kuotat e lira për praktikantë në pozicionin e asistentit-kërkimor sipas departamenteve janë si më poshtë:

  1. Departamenti i Drejtësisë 1 kuotë;
  2. Departamenti i Shkencave të Komunikimit 1 kuotë;
  3. Departamenti i Shkencave Islame 1 kuotë;
  4. Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze 1 kuotë;
  5. Departamenti i Shkencave të Edukimit 1 kuotë.