Mundësi punësimi

Kolegji Universitar "Bedër", shpall konkursin për:

1 vend të lirë pune, për personel akademik me kohë të plotë (Lektor) në Fakultetin e Shkencave Humane, Departamenti i Shkencave të Komunikimit.

Kriteret:

  1. Të gëzojë gradën shkencore Doktor i Shkencave në fushën e komunikimit,  marketingut dhe fusha të ngjashme me to;
  2.  Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në institucione të arsimit të lartë, në një nga fushat e lartpërmendura ose të ngjashme me to;
  3. Të demostrojë profesionalizëm në mësimdhënie, menaxhimin e projekteve si dhe në këshillimin dhe udhëheqjen e studentëve;
  4. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, gjithashtu të ketë eksperiencë në kërkimin shkencor dhe projekte;
  5. Të ketë njohuri të dëshmuara të gjuhës angleze;

 

Të interesuarit për pozicionin e mësipërm duhet të aplikojnë duke derguar CV në hr@beder.edu.al deri më datë 30.07.2019

Kontakt

Artemisa Salillari

Përgjegjëse e Zyrës së Burimeve Njerëzore 

e-Mail : hr@beder.edu.al