Programet e Studimit
Programet e studimeve në Kolegjin Universitar "Bedër" zhvillohen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Programet e studimit të ciklit të parë vazhdojnë tre vite akademike, të cilat plotësohen me 180 kredite (ECTS). Këto programe synojnë t’i pajisin studentët me njohuritë bazë mbi metoda dhe parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh.
Programet e studimit të ciklit të dytë për programin “Master i shkencave” zgjasin dy vite akademike dhe plotësohen me 120 kredite (ECTS); ndërsa programet “Master profesional”, zgjasin një vit e gjysmë vite akademike dhe plotësohen me 90 kredite (ECTS). Këto programe synojnë thellimin e njohurive teorike dhe praktike tё studentёve në fushën e drejtësisë, të gazetarisë, të marrëdhënieve me publikun, të mësuesisë së gjuhës angleze dhe asaj turke dhe të shkencave islame, me studime e trajnime tё avancuara dhe kërkim shkencor në kёto fusha.
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE
- Bachelor në Drejtësi
- Master i Shkencave në Drejtësi/ Profili e Drejta Penale
- Master i Shkencave në Drejtësi/ Profili e Drejta Ndërkombëtare
Departamenti i Shkencave të Komunikimit
- Bachelor në Shkenca Komunikimi
- Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
- Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit/ Profili Gazetari
- Master i Shkencave në Shkencat e Komunikimit/ Profili Marrëdhëniet me Publikun
- Master Profesional në Komunikim Marketingu
Departamenti i Shkencave Islame
- Bachelor në Shkenca Islame
- Master i Shkencave në Shkencat Moderne Islame
- Master i Shkencave në Shkencat Themelore Islame
FAKULTETI I FILOLOGJISË DHE EDUKIMIT
Departamenti i Shkencave Kompjuterike
- Bachelor në Shkenca Kompjuterike
- Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
- Master Profesional në Teknologji Informacioni në Edukim
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
- Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm