COVID -19: Informacione, Vendime dhe Udhëzime të Përditësuara për Stafin dhe Studentët


Rreth Drejtorisë së Marrëdhënieve me Studentët

Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt ёshtё pёrgjegjёse pёr mbarёvajtjen e marrёdhёnieve të studentёve me institucionin. Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt është përgjegjëse për përdorimin sa më me efikasitet tё burimeve të institucionit dhe pёr menaxhimin e marrёdhёnieve tё sipёpërmendura nё pёrputhje me parimin “Studenti nё qendёr tё universitetit”. Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt i kryen detyrat e saj nё bashkёpunim me rektorin ose zëvendësrektorin.

Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt është një nga hallkat më të rëndësishme në funksionimin e universitetit. Kjo drejtori i kushton rëndësi të veçantë kujdesit ndaj studentëve, duke pasur si mision kryesor orientimin, këshillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve apo të klubeve studentore.

Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt, së bashku me njësitë e tjera ndihmëse, janë në funksion të nevojave të studentëve.

Mbështetja e Drejtorisё sё Marrёdhёnieve me Studentёt fillon që nga momenti i provimit të pranimit dhe vazhdon edhe pasi studenti të jetë diplomuar, duke ndërtuar kështu një lidhje të ngushtë. Gjithashtu, Drejtoria e Marrёdhёnieve me Studentёt  organizon dhe mbështet studentët në praktikat profesionale.

Drejtori

Surja Shehi

e-Mail : sshehi@beder.edu.al

 

 

Zv-Drejtori

Akile Akpinar 

e-Mail : aakpinar@beder.edu.al
e-Mail : deanofstudents@beder.edu.al