Rreth Fakultetit

 
 
Dekani i Fakultetit
 
Prof. Assoc. Dr. Tidita Abdurrahmani tabdurrahmani@beder.edu.al
 
Website i Fakultetit
 
techbus.beder.edu.al

 

Mirë se vini në Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit!

Si fakulteti më i ri i Kolegjit Universitar Bedër, por edhe shumë aspirues për nga profilet e studimit që ofron dhe perspektiva e lëmeve akademike, kërkimore dhe profesionale që mbulon, Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit premton të përbëjë një hap të ri cilësor në projektimin dhe arsimimin e profesionistëve të lartë në Shqipëri në fushën e teknologjisë,  shkencave kompjuterike, ekonomisë dhe biznesit, si dhe në mbështetje të kërkimit për zhvillim të qëndrueshëm në tërësi.

Misioni i këtij fakulteti është që nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale dhe mbështetjen te kërkimi shkencor, të kontribuojë në inovacionin në teknologji, zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e qendrueshëm në nivel kombëtar dhe rajonal, me qëllim përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Me anë të një mësimdhënieje cilësore të bazuar në zhvillimin e aftësive dhe kompetencave profesionale tek studentët dhe përmes kërkimit shkencor të aplikuar, Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit synon dhe angazhohet të formësojë studentë, qytetarë të denjë dhe profesionistë kontribues në sektorët më strategjik të zhvillimit të shoqërisë shqiptare.

Objektivat e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit

Objektivat dhe aktivitetet kryesore të Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit do të orientohen dhe zhvillohen në përgjigje të kërkesave themelore ligjore për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, si dhe për sigurimin e cilësisë dhe plotësimin e standardeve akademike.

Dimensioni i ri i fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit synon të ndërthurë brenda së njëjtës njësi kryesore, por edhe brenda të njëjtave programe studimi profilet ekonomik, teknologji informacioni dhe komunikimi, shkenca kompjuterike, dhe kërkim për zhvillim të qendrueshëm dhe inovacion, që të sjella së bashku do të mundësojnë hedhjen në treg të studentëve të aftë për të plotësuar nevojat e tregut në këto dy profile aq të kërkuara dhe të mirëpaguara në treg.

Programet e ofruara nga ky fakultet  aspirojnë të jenë të përditësuara me zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë së informacionit, shkencave kompjuterike, ekonomisë  dhe biznesit, si dhe bazuar në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies të formësojnë studentë  dhe specialistë të aftë për të gjetur vehten sukseshëm në tregun dinamik të punës në këto profile.

Anëtarët e dekanatit:

 

Nr. Titulli Emër Mbiemër e-Mail
1 Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani tabdurrahmani@beder.edu.al
2 Dr. Arti Omeri aomeri@beder.edu.al
3 Dr. Sofokli Garo sgaro@beder.edu.al
4 Dr.  Ndriçim Ciroka nciroka@beder.edu.al
5 Dr. Brikena Smaljli bsmajli@beder.edu.al