Zyra e të diplomuarëve

Zyra e të Diplomuarve pranë Kolegjit Universitar Bedër synon të mbajë lidhjet midis Kolegjit Universitar Bedër dhe të diplomuarve nga ky institucion me qëllim që të ndihmojë në progresin e dyanshmën nëpërmjet organizimit të eventeve dhe aktiviteve të përbashkëta.

Për t’iu përmbajtur këtij qëllimi, Zyra Alumni synon të kthejë në traditë organizimin e përvitshëm të eventit ‘’Bedër Alumni AWards’’. Ky event synon të bashkojë të gjithë të diplomuarit e institucionit ndër vite me qëllim shkëmbimin e eksperiencave të tyre duke ndikuar në zgjerimin e network-ut dhe në krijimin e lehtësirave të tjera.

Një nga momentët më të rëndësishme të këtij eventi është edhe shpërndarja e disa çmimeve vlerësuese, traditë kjo e aplikuar nga universitetet më prestigjioze në botë, dhe që synon të inkurajojë më tej studentët e diplomuar në karrierën profesionale pasuniversitare.

Komisioni i ngritur për të vlerësuar arritjet pasuniversitare të kandidatëve vendos mbi fituesit e çmimeve të mëposhtme:

  1. Career Award
  2. Bedër Award
  3. Eagle Award
  4. Woman Empowerment Award
  5. H. Vehbi Dibra Award
  6. Young Enterpreneurs

Formularët e aplikimit:

Çmimet:

1. “Career” Award
Çmimi i Karrierës nderon një të diplomuar nga Kolegji Universitar “Bedër” që reflekton shembullin e një profesionisti të shquar në fushën e tij ose në fusha të tjera duke u bërë burim frymëzimi për të diplomuarit e tjerë, për studentët si dhe për komunitetin në tërësi. Kandidatët për këtë çmim duhet të kenë arritur suksese të dukshme në profesion, të jenë punësuar në institucione të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, të jenë bërë pjesë e projekteve të rëndësishme apo të jenë duke vazhduar studime të mëtejshme në institucione prestigjioze.
Ky çmim bëhet mbështjetje e fuqishme që u jepet të diplomuarëve në Kolegjin Universitar “Bedër”, por dhe duke i motivuar më tej për arritje të mëtejshme në aspektin profesional dhe akademik.

2. “Beder” Award
Çmimi “Bedër” vlerëson një të diplomuar i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kolegjin Universitar “Bedër” duke ndihmuar në rritjen e reputacionit dhe prestigjit të këtij institucioni. Ai bëhet kësisoj mbështetje për studentët që vazhdojnë studimet pranë institucionit. Çmimi i jepet të diplomuarit, që është përfshirë në mënyrë direkte ose indirekte në projekte të zhvilluara, të organizuara ose të bashkërenduara nga ky Institucion i Arsimit të Lartë.
“Bedër” Award i shkon laureatit që mbështet brezat e ardhshëm për t’u integruar më lehtë me tregun e punës apo me rrjetet profesionale dhe që ka dëshmuar përpjekje të vazhdueshme në adresimin dhe ngritjen e vetëdijes për çështjet “Bedër”, brenda dhe jashtë vendit.

3. “Eagle” Award
Çmimi “Eagle” shpreh vlerësimin e Kolegjit Universitar “Bedër” kundrejt arritjeve të të diplomuarëve të tij, të cilët kanë bërë pjesë së jetës së tyre profesionale, publike dhe private misionin që karakterizon institucionin tonë arsimor të shprehur nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe marrjes së përgjegjësive sociale në dobi të shoqërisë, mbrojtjen e vlerave kulturore kombëtare, traditave dhe zakoneve shqiptare, forcimin dhe përfaqësimin denjësisht të identitetit tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare.
Ky çmim është dëshmi e reflektimit dhe e zbatimit në jetën reale të diturive të marra në auditoret e Kolegjit Universitar “Bedër”.

4. “Women Empowerment” Award
Ky çmim është ideuar veçanërisht për një kategori shumë të rëndësishme në shoqëri, siç janë gratë. Çmimi vlerëson të diplomuarën pranë Kolegjit universitar “Bedër” e cila ka ndikuar në fuqizimin e rolit të grave në shoqëri, të një gruaje që pavarësisht sfidave dhe vështirësive të kohës, ia ka dalë mbanë që të promovojë rolin e rëndësishëm që ajo mbart në shoqërinë shqiptare. Ky çmim shpreh mirënjohje dhe vlerësim për përpjekjet dhe iniciativat që bëjnë të mundur aktivizimin e grave në krijimin e një ambienti të përshtatshëm, ku ato mund të kenë rolin e tyre në vendimarrje, përsa u përket çështjeve të tyre personale, por edhe për çështje të lidhura me shoqërinë shqiptare.
Çmimi jepet për të mbështetur, për të inkurajuar bashkëpunimin dhe përpjektet e të diplomuarave në fuqizimin e rolit të gruas duke krijuar më shumë siguri sociale, politike dhe ekonomike për to, në mënyrë që të ndihen të gatshme të kërkojnë e mbrojnë të drejtat e tyre pa asnjë rezervë.

5. “H. Vehbi Dibra” Award
Ky çmim mban emrin e personalitetit të shquar kombëtar H. Vehbi Dibra, Kryetarit të Kongresit të Dibrës (1908), firmëtar i Pavarësisë së Shqipërisë (1912) dhe Kryetari i Parë i Kuvendit të Shqipërisë.H. Vehbi Dibra do të kujtohet me nderim si Kryetari i Parë i Komunitetit Mysliman Shqiptar, promovues i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, erudit, dijetar dhe mendimtar i shquar .
Çmimi “H. Vehbi Dibra” është vlerësim për të diplomuarin në Kolegjin Universitar “Bedër”, i cili ka dhënë kontribut kombëtar në fushën e arsimit, artit, shkencës, apo paqes sociale, duke ndjekur gjurmët e intelektualëve dhe dijetarëve tanë, siç është figura e ndritur e H. Vehbi Dibrës. Fituesi i çmimit bëhet kësisoj shembull në aspektin e përçimit të vlerave morale, etike dhe universale në shoqërinë shqiptare dhe përtej saj.

Përgjegjëse e Zyrës

Jola Marku

e-Mail: jmarku@beder.edu.al