LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies” Home / Lajme / Lajme / Leksion i hapur me temë “Decentralized Ledger Technology and Blockchain”, nga Z.Klevis Shkembi Studentët e Shkencave Kompjuterike zhvilluan leksionin e hapur me Z.Klevis Shkembi me temë “Decentralized Ledger Technology and Blockchain”. Z.Shkëmbi prezantoi principet kyçe dhe teknologjitë kryesore, të cilat kontribuojnë në ndërtimin e Web3.0. Blockchain dhe NFTs ishin dy teknologjitë kryesore të cilat u diskutuan në vazhdim. Në fokus të diskutimit ishin mënyra sesi këto teknologji operojnë, funksionojnë dhe situatat ku këto teknologji mund të aplikohen për të ndërtuar sisteme më të sigurta për përdoruesit. Një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit ishte dhe programimi në Blockchain, ku studentët u informuan se çfarë duhet të përdorin për të programuar një Smart Contract. Në fund të prezantimit u diskutua për problemet dhe sfidat që Blockchain duhet të adresojë për një adoptim më të gjerë. Studentët ishin të interesuar dhe kuriozë për perdorimin e kriptovaluteve në jetën reale dhe çfarë ndikimi do të ketë Blockchain në tregjet financiare. Trajnim me temë “Formimi profesional, një urë lidhëse midis universitetit dhe tregut të punës” nga Znj. Silvana Gerxhani Programi i Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi trajnimin me temë “Formimi profesional, një urë lidhëse midis universitetit dhe tregut të punës” në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare të parashikuara nga departamenti për këtë vit akademik. E ftuar për të mbajtur këtë trajnim ishte Znj. Silvana Gerxhani, eksperte me një eksperencë 15 vjecare në sektorin bankar dhe themeluese e qendrës së konsulencës “DD Business Solutions”. Si fillim u prezantua fokusi i qendrës dhe sesi ajo synon të lidhë studentët më tregun e punës. Qëllimi kryesor i trajnimit ishte plotësimi i njohurive të marra gjatë studimeve me aftësi praktike që të përafrojnë më tepër me tregun e punës, duke integruar specifika nga sektori bankar. Në pjesën e fundit, studentët u njohën me departamentet kryesore të një banke dhe aftësitë e buta dhe teknike që kërkon secili prej tyre dhe u mbyll me një diskutim të lirë. Sesion informues me temë “Si të shkruajmë një CV dhe një letër motivuese” Zyra e Planifikimit të Karrierës në Kolegjin Universitar Bedër organizoi për studentët sesionin informues me temë: “Si të shkruajmë një CV dhe një letër motivuese”. I ftuar në këtë session informues ishte Dr. William Martin, pedagog në Departamentin e Edukimit dhe Gjuhës Angleze. Dr. Martin shpjegoi për studentët pikat thelbësore të strukturës së një letre motivuese dhe pikat kryesore që duhet të përfshihen në CV. Në sesionin informues u theksua se letra motivuese duhet të jetë shumë e qartë, pa gabime gramatikore, të përfshihen shembuj konkretë nga jeta profesionale dhe të jetë origjinale. Dr. Martin solli shembuj konkret dhe me këshillat e tij ju erdhi në ndihmë studenteve në përgatitjen e CV-së dhe letrës së motivimit. Nxënëset e Medresesë së Elbasanit vizitojnë Kolegjin Universitar Bedër Kolegji Universitar Bedër priti në ambientet e institucionit nxënëset e Medresesë së Elbasanit. Dekanati i Studentëve, Zyra e Pranimeve dhe përgjegjësit e Departamentëve i njohën më nga afër me programet dhe kurrikulat, mundësitë që ofron Bedër, aktivitetet, praktikat profesionale dhe jetën studentore në Kolegjin Universitar Bedër. Studentët e KU Bedër marrin pjesë në Konferencën Kombëtare Studentore me temë "Sfidat e të Rinjve për vitin 2023" Studentët e Kolegjit Universitar Bedër morën pjesë ne Konferencën Kombëtare Studentore me temë: "Sfidat e të Rinjve për vitin 2023", organizuar nga Unioni i Këshillave Studentor në bashkëpunim me ACGG. Kjo konferencë mblodhi studentë nga të gjithë universitetet e Tiranës, profesorë dhe figura të njohura në shoqërinë civile, aktiviste dhe qytetarë. Folësit kryesorë ishin profesor Ervin Karamuço, aktivisti i shoqërisë civile dhe pedagogu Erjon Kristo, Prof. Ndriçim Mehmeti dhe ekspertë të arsimit. Në këtë konferencë u sollën në vëmendje problematikat kryesore të arsimit të lartë në vend. Leksion i hapur me temë "Sipërmarrja dhe aftësitë e sipërmarrësit" nga z. Shkelzen Marku Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit organizoi leksionin e hapur me temë: "Sipërmarrja dhe aftësitë e sipërmarrësit" me të ftuar z. Shkelzen Marku Themelues dhe CEO i Enterimpact , Bashkëthemelues dhe Drejtor i YSB Balkans. Z. Marku përcolli pranë studentëve në mënyrë shumë praktike eksperiencën e tij disavjeçare në zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit, këshillimin dhe mentorimin e MSME-ve, startupeve dhe sipërmarrësve me impakt social. Si ekspert i përfshirë shpeshherë në hartimin dhe zbatimin e instrumentave financiarë dhe jo-financiarë në mbështetje të sipërmarrësve në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, z. Marku solli në vëmendje të studentëve aftësi dhe teknika që duhet të shfaqen dhe të adaptohen për tu bërë një sipërmarrës i suksesshëm duke nxitur më tej shpirtin e iniciativës dhe të kreativitetit të studentëve për të dalë përtej kornizave të edukimit formal dhe për të menduar në përshtatje me kërkesat e tregut të punës në Shqipëri. Studentët e mirëpritën trajnimin duke reflektuar më tej për projeksionet e tyre për të ardhmen. Lancimi i projektit "Rregullat bazë të sigurisë kibernetike në hapësirën digjitale" Në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër u lancua sot projekti "Rregullat bazë të sigurisë kibernetike në hapësirën digjitale", një projekt ky i iniciuar nga CRDF Global. Prezantimi i projektit u realizua nga Dr. Erlis Çela dhe Esmeralda Pashollari, të cilët shpjeguan më konkretisht qëllimin e projektit duke dhënë detaje mbi mënyrën e pjesëmarrjes së studentëve në trajnim. Një pikë tjetër thelbësore mbi të cilën u diskutua, ishte rëndësia e këtyre moduleve dhe pse pjesëmarrja dhe angazhimi serioz i studentëve është me rëndësi. Nuk munguan pyetjet nga audienca lidhur me detaje të tjera rreth regjistrimit në platformë apo përmbajtjes së videove. Shfaqja e dokumentarit "Të dalësh mbi Dhunën", një prodhim i AWA (Albanian Women in Audiovisual) Sot, në ambientet e KUB, u shfaq dokumentari "Të dalësh mbi Dhunën", një prodhim i Albanian Women in Audiovisual (AWA) me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. I realizuar në periudhën mars-tetor 2021, dokumentari rrëfen historitë e 4 grave që dolën nga cikli i dhunës me ndihmën e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile. Suela Bako, regjisorja e dokumentarit si dhe një nga themelueset e Albanian Women in Audiovisual (AWA), shpjegoi për studentët se qëllimi i dokumentarit është të ndërgjegjësojë gratë dhe vajzat se nga dhuna mund të dilet, nëse denoncimi bëhet në kohë dhe arrihet të bashkëpunohet me strukturat përkatëse. Studentët e përgëzuan znj. Bako për punën e realizuar duke mos ngurruar të bënin pyetje apo të shprehnin mendimin e tyre lidhur me temën.