Seminar i hapur për stafin me temë "Trajnim në Konceptim dhe Shkrim Projekti" nga z. Enton Dimni
Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve zhvilloi një seminar të hapur për stafin me tematikë: "Trajnim në Konceptim dhe Shkrim Projekti", me të ftuar z. Enton Dimni, ekspert në implementim, vlerësim, dhe monitorim projektesh.
Z. Dimni shpjegoi me detaje se si të shkruajmë një projekt, terminologjinë, buxhetin, konceptet kryesore dhe hapat që duhen ndjekur mbi shkrimin e projekt propozimeve.
Z. Dimni theksoi se duhet të jemi të qartë për qëllimin e projektit, çfarë synojmë të arrijmë nga ai, si do ta realizojmë, si do të ndahen detyrat, ku do të bëhet, sa do të zgjasë dhe sa do të kushtojë. Gjatë seminarit pati shembuj konkret mbi projekte dhe u ndanë eksperienca nga pjesëmarrjet në projekte të ndryshme.
Takim informues për studentët e KU Bedër me përfaqësues nga Deloitte Albania
Spartak Alibali dhe Antonia Gogu, përfaqësues nga kompania Deloitte organizuan sot një takim informues me studentët e Kolegjit Universitar Bedër. Deloitte është një kompani ndërkombëtare rekrutimi, auditimi dhe konsulimi e cila u operon në 157 vende të botës. Që nga viti
1996, kjo kompani operon edhe në Shqipëri, me një numër prej 500 punonjesish nga të cilët, 80%, janë të sapodiplomuar.
Zoti Alibali u ndal në mundësitë e shumta të internshipeve që Deloitte ofron për studentët, duke i konsideruar ato mundësi përfitimi të dyanshme si për vetë studentët, duke i mundësuar atyre të shohin nëse u pëlqen ky ambient pune dhe nag ana tjetër, ashtu edhe për kompaninë, e cila shikon nëse ka individë të përshtatshëm për t’u punësuar. “Ne besojmë shumë në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve si dhe vlerësojmë potencialin, dëshirën dhe kuriozitetin e secilit individ”- u shpreh z. Alibali në mbyllje të takimit.
Prof. Dr. Gjegj Sinani dhe Dr. Skender Bruçaj marrin pjesë në konferencën me temë "Drejt promovimit të vlerave të qytetarisë dhe bashkëjetesës"
Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjegj Sinani dhe Presidenti i Fondacionit Hafiz Ali Korça, njëkohësisht lektor në Departamentin e Shkencave Islame, Dr. Skender Bruçaj morën pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare me titull "Studimet Islame në Universitete: Drejt promovimit të vlerave të qytetarisë dhe bashkëjetesës" e organizuar nga Universiteti Mohamed Bin Zayed për Shkenca Humane në Abu Dhabi.
Gjatë vizitës në Abu Dhabi z. Sinani dhe z. Bruçaj zhvilluan një takim me presidentin e universitetit, Dr. Hamdan Musallam Al Mazrouei dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushat e kërkimit shkencor, të shkëmbimeve mes stafit dhe studentëve, pjesëmarrjen e tyre në trajnime, leksione, konferenca dhe workshope.
Kjo konferencë mblodhi akademikë dhe studiues të njohur nga e gjithë bota të cilët diskutuan mbi rëndësinë e zhvillimit të studimeve islame në arsimin e lartë ndërkombëtar, duke u fokusuar në përmbajtjen e studimeve islame, metodave kërkimore, mësimdhënies, promovimit të bashkëjetesës, diskursit fetar dhe shoqërisë.