Departamenti i Shkencave të Edukimit

 
 
Përgjegjës i Departamentit
 
Dr. Arti Omeri [email protected]
 
Website i Departamentit
 
phed.beder.edu.al

Rreth

Departamenti i Shkencave të Edukimit është pjesë përbërëse e Fakultetit të Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit. Në përputhje me ligjin "Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", Departamenti i Shkencave të Edukimit operon si njësi bazë mësimore –kërkimore që përfshin  fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave të edukimit. 

Ky departament përfshin dy programe studimi të ciklit të parë Bachelor: Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe Bachelor në Arsimin Parashkollor dhe Fillor, si dhe  programin e ciklit të dytë të studimeve: Master Shkencor në Psikologji Këshillimi.
 
Mësimdhënia në të gjitha programet e studimit zhvillohet në gjuhën angleze duke u ofruar mundësi studentëve për zhvillimin e karrierës akademike dhe profesionale, pas diplomimit dhe duke krijuar më shumë fleksibilitet dhe hapësira për transferimin e studimeve të tyre në programe paralele apo të ngjashme të universiteteve perëndimore e më gjerë. 
 
Programi Bachelor në Arsim Parashkollor dhe Fillor mundëson arsim dhe edukim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në mësuesi ,në ciklin parashkollor dhe fillor, si dhe ndjehen të motivuar të thellojnë më tej karrierën e tyre si kërkues dhe kontribues shkencorë në fushën e pedagogjisë. 
 
Programi Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe më tej Masteri Shkencor në Psikologji Këshillimi është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual dhe  profesional të aplikuar në fushën e psikologjisë së këshillimit dhe  të pedagogjisë. I veçantë në llojin e tij në mesin e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, programi i pajis studentët me njohuri teorike dhe kritike në fushën e shkencave psikologjike, sociologjike dhe pedagogjike dhe i përgatit ata të aplikojnë parimet e psikologjisë klinike dhe të këshillimit për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet me sjelljen e individëve dhe për të  qenë kontributorë të denjë në shërbimin psikologjik në shkolla. 
 
Misioni 
 
Misioni i Departamentit të Shkencave të Edukimit është të sigurojë arsimim me cilësi të lartë, për të përgatitur (në nivel Bachelor dhe Master) student te cilet kontribuojnë në mënyrë konstruktive për çështjet arsimore, kulturore dhe sociale në një kontekst lokal dhe europian. Pjesë dhe vlerë e shtuar e misionit të departamentit, krahas edukimit të individëve të kualifikuar, të mësuesve dhe të profesionistëve të ardhshëm në fushën e psikologjisë së këshillimit dhe të pedagogjisë, është edhe mbështetja dhe promovimi i përsosmërisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe shërbim ndaj komunitetit nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale. 
 
Vizioni
 
Departamenti i Shkencave të Edukimit do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të përgatitjes së studentëve me anë të gërshetimit në kurrikul dhe në metodologji të mendimit teorik dhe kritik me praktikën në institucione të ndryshme në vendin tonë dhe jashtë trojeve të Shqipërisë. 
Me kontributin e tij në fushën e Shkencave të Edukimit, departamenti do të synojë arritjen e niveleve më të larta të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentët duke mundësuar që ata të përshtaten me kërkesat e tregut të punës, të ndjehen të përmbushur nga ana personale dhe profesionale, dhe të formësohen si qytetarë të denjë të një shoqërie globale dhe dinamike. 

 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit:

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Arti Omeri aomeri@beder.edu.al
2 Dr. Lokman Coskun lcoskun@beder.edu.al
3 Prof.Asoc.Dr. Tidita Abdurrahmani tabdurrahmani@beder.edu.al
4 Msc. Uran Kalej ukalej@beder.edu.al
5 Doktorante Ana  Uka auka@beder.edu.al
6 Msc. Eduina Maksuti emaksuti@beder.edu.al
7 Msc.  Erilda Ajaz [email protected]