Rreth Fakultetit

 
 
Dekani i Fakultetit
 
Prof. Assoc. Dr. Rahim Ombashi [email protected]
 
Website i Fakultetit
 
humanities.beder.edu.al

Mirë se vini në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Drejtësisë!

Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër është i angazhuar për nxitjen e mendimit kritik intelektual dhe synon një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Misioni i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e drejtësisë,  komunikimit, edukimit e gjuhës angleze, shkencave islame dhe disiplinave të ndërlidhura me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale dhe mbështetjen te kërkimi shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Përçimi te studentët i njohurive të nivelit universitar, të përditësuara këto në fushat e sipërpërmendura, i pajisin ata me njohuri të cilat u japin mundësinë për të vazhduar studimet e thelluara në disiplinat e shkencave humane, brenda dhe jashtë vendit.

Objektivat

Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë në Bedër mbetet i angazhuar në përmbushje të misionit të tij për të edukuar dhe për të zgjeruar njohuritë e studentëve, të mbështetura në baza të etikës profesionale dhe vlerave universale, si dhe përftimi prej tyre i një kulture të gjerë pluraliste në mënyrën e mendimit dhe konceptimit të situatave. 

Ne synojmë të përgatisim qytetarë të denjë për një shoqëri demokratike, nëpërmjet stimulimit të studentëve për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik në fushat ku ata studiojnë.

Përgjegjësia jonë profesionale mbetet edukimi i studentëve me vlera universale dhe përgatitja e tyre profesionale, në mënyrë që ata të luajnë me dinjitet rolin e tyre në zhvillimin e një shoqërie me vlera të shëndosha.


Dekanati i Fakultetit:
 

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Prof.Asoc. Dr. Rahim Ombashi [email protected]
2 Dr. Erlis Çela [email protected]
3 Dr. Irena Shehu [email protected]
4 Dr.  Ada Guven [email protected]
5 Dr. Jamal Alsafarti [email protected]
6 MSc. Aranit Qinami [email protected]