Zyra e të Diplomuarëve

Zyra e të Diplomuarve pranë Kolegjit Universitar Bedër synon të mbajë lidhjet midis institucionit dhe të diplomuarve, me qëllim që të ndihmojë në progresin e dyanshëm nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Për t’iu përmbajtur këtij qëllimi, Zyra e të Diplomuarve synon të kthejë në traditë organizimet e përvitshëm të aktiviteteve të tilla si: ‘’Bedër Alumni Awards’’, “Takim mes Brezash”,  “Takim mes të diplomuarve”, etj.

 

“Bedër Alumni Awards”

Ky event synon të bashkojë të gjithë të diplomuarit ndër vite, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave të tyre duke ndikuar në zgjerimin e rrjetit të njohjeve dhe në krijimin e lehtësirave të tjera.

Një nga momentet më të rëndësishme të këtij eventi është edhe shpërndarja e disa çmimeve vlerësuese, traditë kjo e aplikuar dhe nga universitetet më prestigjioze në botë, dhe që synon të inkurajojë më tej studentët e diplomuar në karrierën profesionale pasuniversitare.

Komisioni i ngritur për të vlerësuar arritjet pasuniversitare të kandidatëve vendos mbi fituesit e çmimeve të mëposhtme:

  • “Career” Award
  • “Bedër” Award
  • “Eagle” Award
  • “Woman Empowerment” Award
  • “Haxhi Vehbi Dibra “ Award

 

“Takim mes Brezash”

Këto seri eventesh organizohen në logjikën e prezantimeve të shembujve të suksesit. Ata të diplomuar të cilët kanë ndërtuar karrierë dhe që kanë eksperiencë në vendin e punës, ftohen për të treguar përvojën e tyre, apo për të diskutuar rreth temave të caktuara. Synimi  i këtij cikli takimesh është motivimi i studentëve dhe krijimi i lidhjeve të ngushta me tregun e punës.

 

“Takim mes të diplomuarve”

Aktivitetet zhvillohen në formën e takimeve, me synimin për të zgjeruar rrjetin e njohjeve mes të diplomuarve dhe studentëve të të njëjtave profile studimi. Po ashtu, qëllim i këtyre takimeve është edhe lidhja me tregun e punës.

Përgjegjës i Zyrës

Msc. Resul KILIÇ

E-mail: [email protected]