Angazhimi i studentëve në ditën kundër pirjes së duhanit
Klubi i shëndetit pranë Universitetit Hëna e Plotë (Bedër), në ditën kundër pirjes së duhanit, organizoi në sallën e konferencave një seminar që kishte në thelb ndërgjegjësimin dhe dhënien e informacioneve kundër konsumimit të tij. Gjatë Seminarit të organizur nga vetë pjestarët e klubit me përgatitjet individuale në bashkëpunim me zyrën e shëndetit pati një pjesmarrje të lartë në sallë. Projektet e prezantuara nga studentët në thelb jepnin mesazhe mjaft domethënëse për shëndetin edhe pse këta të fundit i përkasin fushave të ndryshme, larg mjeksisë. Një tjetër fakt që vlen për tu përmendur janë edhe sondazhet apo prezantimet e bëra nga studentët e huaj në lidhje me konsumimin e duhanit në Shqipëri. Puna e studentëve u vlersua nga të pranishmit për seriozitetin dhe angzhimin e tyre frytdhënës.