Bursat e Studimit
Duke synuar përzgjedhjen dhe përgatitjen cilësore të studentëve, Kolegji Universitar "Bedër" ofron mundësi të shumta për bursa studimi në të gjitha programet e studimit Bachelor.
1. Të gjithë ata që kanë fituar çmime të para në konkurse dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare përfitojnë mundësinë për të studiuar me 100% bursë studimi për të parin, 75% bursë studimi për të dytin dhe 50% bursë studimi për çmimet e treta.
2. Rezultatet e arritura në provimin e njohurive të gjuhës angleze TOEFL, është një mundësi tjetër për të përfituar bursë:
100 - 120 pikë | përfitojnë 100% bursë studimi |
90 - 100 pikë | përfitojnë 75% bursë studimi |
80 - 90 pikë | përfitojnë 50% bursë studimi |
3. Provimi SAT: Të gjithë ata që plotësojnë kriteret e mëposhtme nga rezultatet e provimit SAT, mund të përfitojnë bursë studimi në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër):
1900 – 2400 pikë | përfitojnë 100% bursë studimi |
1800 – 1900 pikë | përfitojnë 75% bursë studimi |
1700 – 1800 pikë | përfitojnë 50% bursë studimi |