Misioni dhe Vizioni

Misioni

Misioni i Kolegjit Universitar "Bedër" është përgatitja e individëve të kualifikuar nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si dhe mbështetja e kërkimit shkencor me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Vizioni

Vizioni i Bedër është që të jetë një institucion elitar i arsimit të lartë në vend dhe rajon për të qenë alternativa e parë e edukimit dhe kërkimit shkencor për shqiptarët kudo që ndodhen.

Kolegji Universitar "Bedër" synon të shndërrohet në një institucion arsimor me karakter ndërkombëtar, duke ofruar mundësi studimi jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt, duke kontribuar në promovimin e Shqipërisë si një qendër rajonale e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.