COVID -19: Informacione, Vendime dhe Udhëzime të Përditësuara për Stafin dhe Studentët


Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit

Përgjegjës i Departamentit
 
Dr. Ndriçim Cirokanciroka@beder.edu.al
 
Website i Departamentit
 
beder.edu.al

 

 

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit është pjesë e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër.

Departamenti synon rritjen e cilësisë në shkencat e menaxhimit, konkretisht në profilet e Informatikës Ekonomike, si programe dhe profesione në rritje dhe në zhvillim të vazhdueshëm, duke i shërbyer më mirë tregut vendas dhe të huaj, mjediseve organizative private dhe publike.

Gjithashtu, me programin e Financë Kontabilitet synon të jetë avangardë në ndryshimet e reja teknologjike të këtyre fushave dhe profesioneve, duke qenë sa më pranë përshtatjeve të tregut të punës.

Paradigma e departamentit tonë është të krijojmë një formim sa më të plotësuar te studentët, të integruar mirë mes tre faktorëve “teori-praktikë–teknologji”, duke synuar të jemi bashkëkohor me ecurinë e tregut dhe nevojave, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Stafi akademik i Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit ka mision bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm me studentët për të kontribuar në zhvillimin e dijeve të tyre.

Departamenti ynë synon t’i ofrojë studentëve tanë një vizion të qartë teorik dhe praktik, gjithashtu punon të ndërtojë te studentët një edukim dinamik dhe vital mbi zhvillimin  në rrafshin e karrierës profesionale.

Partnershipet dhe internshipet janë ana e fortë dhe  misioni i departamentit tonë. Ne synojmë që studentet tanë të jenë një konkurrencë e fortë në tregun e punës vendas dhe të huaj.

Anëtarët e Këshillit të Departamentit:

Nr. Titulli / Grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Ndriçim  Ciroka nciroka@beder.edu.al
2 Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani tabdurrahmani@beder.edu.al
3 Dr.  Irena Shehu ishehu@beder.edu.al
4 Msc. Celjeta Sherifi csherifi@beder.edu.al
5 Msc. Norga Sulo nsulo@beder.edu.al
6 Msc. Eduina Maksuti emaksuti@beder.edu.al
7 Msc. Gesjana Kaba gkaba@beder.edu.al