Departamenti i Shkencave Islame

 
 
Përgjegjës i Departamentit
 
Dr. Genti Kruja [email protected]
 
Website i Departamentit
 
isc.beder.edu.al

Rreth Departamentit

Programi i studimeve në Shkencat Islame parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e teologjisë islame.

Ky program është projektuar t'u ofrojë një horizont intelektual studentëve duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektive në fushën e shkencave islame.

Qëllimi i tij është formimi i një individi që përmbledh në vetvete cilësitë dhe aftësitë e leximit dhe perceptimit të burimeve themelore të shkencave islame, qe ndjek nga afër nevojat dhe ecurinë e informacionit në këtë fushë, kërkues, aktiv, bashkëveprues, që arrin kompromise, i kulturuar, zotërues i cilësive etike dhe estetike, i integruar në shoqëri, që ka asimiluar vlerat universale dhe që zotëron siç duhet profesionin e tij.

Departamenti synon përfitimin e aftësive dhe kompetencave të leximit nga burimet bazë të shkencave islame dhe vlerësimit të këtyre dijeve, përfitimin e njohurive të mjaftueshme në lidhje me shkencat sociale dhe fetare dhe ndërlidhja e tyre me fushën e studimit, shprehjen e asaj që është mësuar në mënyre sistematike me gojë dhe me shkrim, zgjidhjen e problemeve në lidhje me fushën dhe komunikimin e këtyre zgjidhjeve në komunitet si dhe realizimin e praktikave profesionale.

Anëtarët e këshillit të Departamentit:

Nr. Titulli / Grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Genti Kruja [email protected]
2 Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi [email protected]
3 Dr. Skënder Bruçaj brucaj@beder.edu.al
4 Dr. Jamal Alsafarti [email protected]
5 Msc. Elton Karaj [email protected]
6 Msc. Hysni Skura [email protected]
7 Msc.  Lorela Shehu [email protected]
8 Msc. Xhorxhina Seferi [email protected]