Departamenti i Shkencave të Komunikimit

 
 
Përgjegjës i Departamentit
 
Dr. Erlis Çela ecela@beder.edu.al
 
Website i Departamentit
 
com.beder.edu.al

Rreth Departamentit 

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar ''Bedër'' është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane. Në përputhje me “Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” departamenti i Shkencave të Komunikimit vepron si njësi bazë mësimore-kёrkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave të komunikimit, gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun e medias.
 
Në këtë kuadër, departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies dhe veprimtaritë kërkimore, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare të departamentit.
 
Departamenti i Shkencave të Komunikimit parashtron arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar ta ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat, në fusha të ndryshme të përcjelljes së informacionit me anë të mjeteve të ndryshme, si edhe në fushën e komunikimit të marrëdhënieve me publikun.  

Ky departament ofron katër programe studimi:

  • Programi Bachelor në Shkenca Komunikimi
  • Programi Bachelor në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Programi Master Shkencor - profili Gazetari
  • Programi Master Shkencor - profili Marrëdhënie me Publikun
 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit 

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr Erlis Çela ecela@beder.edu.al
2 Dr Ardita Reçi areci@beder.edu.al
3 Doc. Dr Agron Tufa atufa@beder.edu.al
4 Dr Ndriçim Çiroka nciroka@beder.edu.al
5 Dr Edlira Mali emali@beder.edu.al
6 Doktorant Emirjon  Senja esenja@beder.edu.al
7 Doktorant Aleksander Çipa acipa@beder.edu.al
8 Msc Jola Marku jmarku@beder.edu.al
9 Msc Rudi Dunga rdunga@beder.edu.al
10 Ba Alban Tufa atufa15@beder.edu.al