COVID -19: Informacione, Vendime dhe Udhëzime të Përditësuara për Stafin dhe Studentët


Klubet Studentore

Klubet  studentore nё pёrputhje me rregullat, mjedisin dhe disiplinёn e universitetit, synojnë zhvillimin e studentёve nё aspektin social, kulturor, intelektual dhe sportiv. Klubet Studentore formojnë shtyllën kurrizore të jetës së studentit në universitet, me aktivitete dhe programe për të përmbushur çdo interes të tyre. Në përgjithësi klubet përbëhen nga studentë me talente të veccanta rreth një fushe, por mund të marrin pjesë dhe studentë të tjerë, që tregojnë një interes rreth asaj fushe. Në Kolegjin Universitar Bedër klubet studentore ngrihen në baza akademike. Pjesëmarrja e studentëve në konferenca, konkurse të ndryshme, bëhet në koordinim me Zyrën e Klubeve Studentore. Studentët e diplomuar (Alumni) gjithashtu mund të marrin pjesë si anëtarë nderi në këto klube, duke dhënë kontributin e tyre përmes eksperiencës së mëparshme.

Klubet studentore në KU Bedër janë:

  • Klubi "Bedër Law Students Association"
  • Klubi “Techsquad Bedër”
  • Klubi i Librit
  • Klubi i Fotografisë
  • Klubi "Psikologët e Rinj"
  • Klubi “Oaze Shpresë
  • Klubi "Mësuesit e Rinj"  
  • Klubi i Debatit                               
  • Klubi "Sensivite Society"
  • Klubi i Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam  
  • Klubi i Sportit
  • Klubi i Arteve Kreative
  • Klubi “Forca e Gruas”

 

Përgjegjësit e Zyrës

Ermion Jaho   

E-mail: ejaho@beder.edu.al

Lorela Shehu

E-mail: lshehu@beder.edu.al